• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IK PUNO SE JE BËRË ORDINER”/ Nipi që masakroi gjyshen tregon sherrin: Nuk e durova dot…
Home
Breaking News

“IK PUNO SE JE BËRË ORDINER”/ Nipi që masakroi gjyshen tregon sherrin: Nuk e durova dot…

29 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Redmond Gruda ka pranuar para hetuesve se është autori i vrasjes së gjyshes së tij. 21-vjeçari e qëlloi 81- vjeçaren Floresha Shkurti (Gruda) pas një debati të çastit. 9494e30a-698f-433d-b087-46a

“I kërkova para, por ajo ma ktheu: ‘Ik puno se je bërë ordiner, pi drogë’. Nuk durova dot dhe në një moment gjaknxehtësie e qëllova me thikë në kokë”, kështu është shprehur i riu para grupit hetimor. Mësohet se 21-vjeçari pas konfliktit të çastit për motive banale e ka qëlluar gjyshen e tij me thikë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend dhe pasi ka fshehur armën e krimit, ka lajmëruar Policinë. Nipi është përpjekur që të inskenojë që ngjarja të ngjajë si tentativë grabitjeje me pasojë vdekjen, pasi ka thënë për Policinë se e ka gjetur derën e jashtme të banesës të hapur.

73c35326-d289-4d0f-ba83-a3b

DËSHMIA

Gjatë marrjes në pyetje dhe teknikave të përdorura nga hetuesit, Gruda në fund ka pranuar se ishte ai autori, duke treguar se gjithçka kishte ndodhur pas një konflikti. Dëshminë 21-vjeçari e ka dhënë para prokurorit Pal Decolli. “I kërkova para për të blerë lëndë narkotike. Ajo më tha: ‘Nuk të jap. Shko puno dhe bëj çfarë të duash, je bërë ordiner fare. Je bërë drogaxhi’,- më tha. Unë nuk durova dot dhe në gjaknxehtësi e qëllova në kokë me një thikë. Sigurisht nuk kisha për qëllim ta vrisja. Nuk e di ç’më tha mendja në ato momente. Nuk dija çfarë po bëja. Vetëm kur e pashë të vdekur në tokë dhe të mbuluar nga gjaku reflektova. Më kapi paniku. Fshiva thikën me të cilën e qëllova, lava duart dhe bluzën se m’u bë pak me gjak dhe pastaj lajmërova Policinë. Thashë fillimisht se nuk e kisha bërë unë krimin dhe sajova atë histori, pasi kisha frikë se nuk doja të shkoja në burg”,- ka deklaruar ndër të tjera 21- vjeçari Gruda, i cili u arrestua nga Policia pak orë pas krimit.

VRASJA

Floresha Shkurti (mbiemri i vajzërisë) u gjet paraditen e së enjtes me plagë të rënda në kokë. Ndonëse i riu ka arritur që ta paraqesë gjithçka si një vrasje të jashtme, kanë qenë rrobat e lara, të cilat i riu kishte nderë për t’i tharë, që kanë ngritur dyshime te oficerët e Policisë se e gjitha mund të ishte një krim brenda familjes. Nga hetime rezultoi se Redmond Gruda, i cili ishte i papunë, pasi ka qëlluar gjyshen me thikë, ka larë rrobat e tij për të fshehur provat e krimit.

Gjithashtu, i riu ka bërë përpjekje dhe për të fshehur kufomën. Krimi ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe deri në orën 12:45, kur 21- vjeçari ka lajmëruar Policinë, ka kryer larjen e rrobave dhe është përpjekur për të fshehur trupin. Gjithashtu, pak pas ngjarjes, i riu i ka rrëfyer nënës së tij për krimin e kryer. Ndërkohë, fillimisht gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Redmond Gruda nuk e ka pranuar krimin, por i riu e pranoi autorësinë gjatë marrjes në pyetje, pasi u vu përballë provave që ekspertët e Kriminalistikës kishin siguruar në banesën e familjes ku ndodhi vrasja. “E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme pas vdekjes së babait”, mësohet se tha ai para hetuesve. Refuzimi për t’i dhënë para, që dyshohet se do t’i përdorte për të blerë lëndë narkotike, është motivi pas krimit makabër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ KATEGORIA E PARË: “Thatësirë” dhe spektakël në dy fronte, edhe 45 minuta të tjera
Previous article LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Penallti e padhënë për prekje të topit me dorë, protestojnë gjirokastritët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT