Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka identifikuar zëvendësuesin e Stefan de Vrij.
Mediat italiane raportojnë se Tare ka shfaqur interesim për transferimin e ish-mbrojtësit të Bayern Munichut, Holger Badstuber.
Badstuber është aktualisht në Stuttgart por Tare beson se mund ta sjellë në Stadio Olimpico.