• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IDIOT, BANDIT”/ Akuza për sharje e kërcënime, degjeneron debati në Kuvendin e Kosovës
Home
Rajon

“IDIOT, BANDIT”/ Akuza për sharje e kërcënime, degjeneron debati në Kuvendin e Kosovës

10 November, 2022 s.autor Rajon

Me përplasje të ashpra në Kuvend është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur, me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së.

Haxhiu ka thënë se ata keqinformuan opinionin duke thënë se në komunat në veri nuk ka gjyqtarë e prokurorë. Ajo, është shprehur se në këtë mënyrë, ata madje po inkurajojnë dhunuesit.

Në fjalimin e saj ka replikuar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se Haxhiu duhet të japë dorëheqje nga pozita e saj, meqë siç ka thënë Tahiri është e sanksionuar nga SHBA.

Pas Tahirit, në foltore doli zëvendëskryeministri Besnik Bilimi i cili tha se Tahiri foli të pavrërteta, e madje u shpreh se i njëjti pas largimit nga foltorja e shau dhe e kërcënoi.

Bislimi i bëri thirrje Prokurorisë që të merret me këtë çështje, ndërsa e quajti “bandit” të njëjtin.

“Deputeti Abelard Tahiri nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i vendos shurdhuesin armës së tij u kthye kah unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Do të doja që Prokuroria të merret me këtë rast”, tha Bislimi në foltore.

Ende pa mbaruar fjalimin ndërhyri deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i cili e quajti idiot dhe Bislimin.

Akuza se Tahiri kërcënoi zëvendësministrin bëri edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin e parë. Ftoj prokurorinë ta marrë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajtur armë me shurdhues”, tha ai.

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kërkoi që të kenë kujdes me gjuhën edhe nga ana e Qeverisë edhe nga ana e deputetëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Kuvendi miraton Buxhetin e vitit 2023 dhe ndryshimet në paketën fiskale. Ja sa vota ishin pro dhe sa kundër
Previous article "E KAM PËRKRAHUR..."/ Ermal Mamaqi i përgjigjet me anë të një videoje komentit të Bes Kallakut: Publiku vendos nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT