Daniel Manushi është 23-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së policit të komisariatit nr 1, Ermal Bregu mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet.
I riu figuron kontigjent kriminal sipas informacioneve që posedon policia e Tiranës, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili dyshohet ta ketë ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja pas plagosjes që ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Ndërkohë efektivi i plagosur Ermal Bregu i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në deklarimet e para është shprehur se konflikti ka nisur për motive banale. 33-vjeçari është banor i zonës dhe në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.
Po sipas burimeve policore autori Daniel Manushi njihet si tip problematik dhe më herët ka patur ankesa nga banorët e tjerë të zonës në drejtim të tij. Policia e Tiranës është ende në kërkim të të riut i cili rezulton me nënshtetësi Gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe hërë pas here udhëtonte drejt këtij vendi.
NGJARJA
Plagosja ndodhi mbrëmë rreth orës 19.35, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i Autobuzëve në kryeqytet. Burime policore bënë me dije se polici punonjës pranë komisariatit nr.1, jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy banorë të lagjes, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me armë. Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë Ermal Bregun të plagosur. Ndërkohë, pak pas ngjarjes drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu në një prononcim për mediat deklaroi se krimi nuk ka lidhje me detyrën, ndërsa policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes.
Në foto Daniel Manushi 23 vjecari i shpallur në kërkim





