Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz me pasojë vrasjen. Njeri prej te shoqeruareve ka pranuar fajisine dhe ka treguar vendin ku eshte fshehur pistoleta me te cilen u krye vrasja.
Njeri prej tyre deshmon se pistoleten e kishin sa per te trembur pronaret e marketit. ” Armen e kishim vetem per t’i trembur, nuk deshem te vrisnim asnje njeri por patem frik se na kapi prandaj qelluam. “
Autoret e ngjarjes se rende njeri 28 vjeç, tjetri 25 vjeç.
Burime policore thonë se të dyshuarit janë dy të rinj me origjinë nga Burreli dhe banues në Kamëz. Njëri prej tyre eshte me inicialet V. K.
Sipas të njëjtave burime, janë ndaluar dy autorët e dyshuar të grabitjes me pasojë vrasje dhe plagosje. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka vajtur mbi 35 persona.
Zyrtarisht Policia e Tiranës rezervohet që të japë informacione më të detajuara për aksionin, ndërkohë që pritet të dalë më vonë në një deklaratë për mediat për të dhënë detaje. Mësohet se në banesat e dy të dyshuarve janë ushtuar kontrolle të imtësishme gjatë orëve të para të mëngjesit. Kontrollet janë ushtruar dhe në vendet e frekuentuara nga ana e tyre si dhe në disa fshatra të Burrelit.


