Rasti i Alvin Berishës “rizgjoi” dhe njëherë debatin për të gjithe shqiptarët që sot ndodhet në kampet e Sirisë. Në media dolën me zë dhe figurë gra dhe fëmijë shqiptarë të cilët kishin mbetur në kampin “Al Hol”.
AlpeNews.al do të ndjek edhe në vijim historinë e njërës prej grave, Ruzhdie Balliu nga fshati Dragostunjë i Librazhdit, e cila sipas familjarëve të saj kishte vajtur me burrin të merrni djalin.
Familjarët bën me dije për ALPEnews.al se djali i vajzës së tyre Idajeti kishte vajtur në Siri, kështu babai dhe mamaja e tij u detyruan të iknin për të kthyer djalin.
Por kush është Idajet Balliu dhe historia e tij si iu bashkua grupit të Lavdim Muhaxherit në ISIS:
Pas vrasjes së Idajet Balliu Top Channel shkruajti se dërgimi i Idajet Balliut në Siri për të luftuar në krah të ISIS dhe më pas për të mbetur i vrarë, duket se është mundësuar nga Alban Elezi, 38-vjeçari nga fshati Rrakull i Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane.
“Ata kishin siguruar dhe dosjen e plotë ku thuhej se: Idajet Balliu ishte nisur drejt Sirisë nga aeroporti i Rinasit më 8 dhjetor 2013. Rezulton se Alban Elezi është pjesë e së njëjtës linjë familjare me Idajet Balliun, duke qenë se është kunati i tij, burri i motrës së Idajetit”, thuhet në dosje e siguruar nga Top Chanel.
Në dosje theksohet madje se, edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Balliu kanë tentuar të shkojnë në Siri. “Vëllezërit e Idajetit, Hasan dhe Servet Balliu, kanë tentuar të shkojnë në Siri për t’ju bashkuar ISIS-it. Hasan Balliu ka deklaruar se është shoqëruar në aeroport për t’u nisur drejt Turqisë e më pas drejt Sirisë, më datë 13.04.2014 nga Alban Elezi, bashkëshorti i motrës së tij.”
Idajeti eshte vrarë në Siri, duke luftuar në brigadën e Lavdërim Muhaxherit. Pasi Balliu kishte shkuar në Siri dhe ishte bashkuar me Muhaxherin, ai kishte tentuar të merrte edhe dy vëllezërit, të cilët u ndaluan në Rinas. Por ai ka mundur të marrë dy prindërit e tij.
Prindërit e tij tashmë janë të izoluar në Siri, e ëma në kampin Al Hol ndërsa babait të tij nuk i dihet fati.


Shtëpia e familjes së Rushdije dhe Ali Balliut
/AlpeNews.al




