• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ibrahimovic: Rikthehem për të fituar Premier League
Home
Futboll

Ibrahimovic: Rikthehem për të fituar Premier League

27 October, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Zlatan Ibrahimoviç po e afron një kthim në veprim me Manchester United. Suedezi është i vendosur të fitojë Premier League, duke deklaruar: “Unë kam ardhur përsëri për të përfunduar atë që kam filluar”. Ibrahimoviç ndihmoi në mbrojtjen e “Community Shield”, në Ligën e Europës dhe në “Kupën EFL” në sezonin e tij të parë në Mançester, por një lëndim serioz i ligamentit të gjurit e shkurtoi fushatën mbresëlënëse, para se 36-vjeçari të bëhet një lojtar i lirë. Pas trajnerit bindës Jose Mourinho dhe hierarkisë së Manchester United, të aftësisë së tij për t’u kthyer në stërvitje të plotë, Ibrahimoviç është kthyer për një marrëveshje njëvjeçare.

Dhe sulmuesi suedez ka vetëm një gjë në mendjen e tij. “Unë thashë se kam ardhur për të përfunduar atë që kam filluar, – tha Ibrahimovic për “Sky Sports”, teksa informoi për një rikthim në dhjetor, ndërsa skuadra e tij renditet për momentin në vendin e dytë, pesë pikë larg kryesuesve të Manchester City. – Gjithçka që kam ndërtuar në sezonin e parë, kur kemi fituar tre trofe, fundi për mua nuk ishte ai që dëshirova, që askush nuk e donte. Objektivi është Premier League. Ky është synimi im për të përfunduar pas rikthimit. Gjithçka që fillova në sezonin e parë, ne do ta përfundojmë në të dytin.” Ish-lojtari i PSG, Milan, Barcelona etj., Ibrahimovic, shënoi 28 gola në të gjitha garat e sezonit 2016-2017, por dëmi i pësuar ndaj Anderlehtit, në prill, i kushtoi atij mospërfshirjen në finale të “Europa League” dhe, gjithashtu, ngriti dyshime për të ardhmen e tij në futboll.

“Në atë moment kur ndodhi, ishte më e lehtë për mua të thosha se do të kthehesha, sepse atëherë kisha një sfidë, – shtoi Ibrahimoviç. – Sfida ishte se kurrë nuk kam pasur një dëmtim të madh. Të gjithë ata njerëz, që ishin duke folur se “rikuperimi është i gjatë”, apo se “ai është shumë i vjetër”, më shtynë drejt sfidës më sublime profesionale të karrierës sime. Po sfidoj atë që jam në gjendje ta bëj, sa larg mund të shkojë trupi im. Në vitet e fundit, kur mendoja se sa shumë vite do të luaja, kisha një hezitim, por lëndimi më ka bërë më të lehtë. Kam pasur një objektiv dhe ky është rikthimi për të luajtur. Unë do të largohem ashtu siç hyra në këtë sport, nuk do të largohem si çalamanët. Do të largohem nga rruga që unë dua, edhe nëse duhet të ec me ujë, do ta bëj edhe këtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TROKET KRIZA?/ OSHEE paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike/ Nuk kemi më rezerva
Previous article Hashim Thaçi për "Der Standard”/ Shtetësia shqiptare për kosovarët nuk krijon "Shqipërinë e Madhe"

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT