• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IA NUMËRON BASHËS/ Kritikat e Mark Markut në KUVENDIN E PD: Moment dramatik, s’mund të vidhemi dy herë
Home
Politikë

IA NUMËRON BASHËS/ Kritikat e Mark Markut në KUVENDIN E PD: Moment dramatik, s’mund të vidhemi dy herë

17 July, 2021 F.autor Politikë

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar bëri një analizë të arsyeje se pse humbi opozita zgjedhjet e 25 prillit. Marku tha se situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike. Mes të tjerash ai nuk i kurseu kritikat për organizimin e këtij Kuvendi.

“Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Pritje, dhe të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjim më të përforcuar, me një shumicë solide votash. Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve, qeveria e Edi Ramës u angazhuar në një operacion masiv të blerjes së votës. Si drejtues i Qarkut Lezhës, ishte e dukshme. Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku. Po ju jap një fakt për të kuptuar ase në çfarë situatë ishim ne për shkak të këtyre manipulimeve. Në prill të këtij viti Mirdita kishte 528 punonjës. Bashkia para ca vitesh ishte 100 punonjës. Megjithatë, me punën e jashtëzakonshme të PD në këtë qark, ne arritëm të fitonin 33 mijë e 96 vota. Rezultat ky i përkthyer në mandate 4 nga 7 që ka. Ndihem krenar, s’dua t’i fyejë ata që kanë punuar për PD. Për shkak të një përllogaritje apo keqdashje, por jam krenar që punova me ta. E kam pasur hangari të merrem me politikë dhe zgjedhje. por ndihme krenar dhe mirënjohës që na mbështeten. Morëm një rezultat shumë të mirë. Madje edhe më të mirë se rezultati i vitit 2009, pasi kam qenë kandidat për deputet. Për 2300 vota se morëm mandatin e pestë. Mirënjohje për ata njerëz. Ne fituam edhe në qytetin e Laçit, apo dhe në Lezhë. Kjo është e re.. Duhet të ketë një qasje nga PD që të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Duhet të ndryshojmë strategji, taktika, fushatën. Por kjo është histori që duhet diskutuar.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendomë këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapin kohën politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; na vodhën prapë. Ose masakër zgjedhore. Duhet të mendojmë që mos të na vjedhin sërish. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë derën hapur. Por diçka nuk shkon, t’i mbyll kuvendin, voton dhe pastaj flas unë këtu. Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar.”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKON VDEKSHMËRINË.../ Shkencëtarët ndërtojnë “orën” e sistemit imunitar
Previous article Kur Basha "kërcënon" Ramën: Gjej vend dhe futu se beteja fillon tani...

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT