Dy punonjës të kompanisë së internetit ‘DIGITEL’ i ka zënë korrenti paraditen e sotme gjatë punës në Laknas teksa ishin duke bërë një instalim, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht ndërroi jetë.
Në momentin që drejtuesi i furgonit të kompanisë që po i transportonte me shpejtësi drejt spitalit përplasi një të moshuar që po lëvizte me biçikletë në rrethrrotullimin e Kamzës.
Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku i moshuari është i shtrirë në rrugë i gjakosur. Punonjësi tjetër dhe i moshuari që u përplas nga furgoni i kompanisë së internetit janë dërguar në spital nga ambulanca.
Ndërkohë që në Tiranë në rrugën “Sulejman Delvina” u regjistrua një tjetër aksident, ku një mjet ka goditur një këmbësore 55 vjeçe, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


