Trupi i pajetë i Miklovan Danajt, 30 vjeç, me origjinë nga Shkodra, është gjetur në bregun e Marbellës, pasi ishte shpallur i zhdukur që prej muajit maj. Familjarët e tij kanë marrë një telegram ku konfirmohej vrasja dhe u kërkohej të mos e kërkonin më.
Danaj dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kishte lidhje me klane kriminale ndërkombëtare. Zhdukja e tij ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri.
Autoritetet spanjolle, përkatësisht Guardia Civil, kanë nisur një hetim në Marbellë, ndërkohë që deri tani nuk janë bërë arrestime dhe nuk është dhënë informacion zyrtar mbi rrethanat e gjetjes së trupit.


