• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZHDUKUR PREJ KATER DITESH/ Bashkëpunues në VRASJEN MAKABRE në Sarandë, si ndodhi ngjarja… (VIDEO)
Home
Breaking News

I ZHDUKUR PREJ KATER DITESH/ Bashkëpunues në VRASJEN MAKABRE në Sarandë, si ndodhi ngjarja… (VIDEO)

10 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 34-vjeçar nga Laçi i akuzuar për vrasje, rezulton i zhdukur prej katër ditesh. Eljon Hysa është denoncuar i zhdukur në polici nga familjaret e tij. Personi në fjalë rezulton në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015-të në Sarandë.

Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e hënë, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë.

Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë.

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut.

Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.

Nga ana tjeter Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë bën me dije se menjëherë pas referimit të rastit, strukturat policisore janë vënë në lëvizje për gjetjen e 34-vjeçarit i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.

NGJARJA NE SARANDE 2015

Vrasja e 32-vjeçarit Edmond Theodhori, i njohur edhe si Edmond Mehmeti, ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë në qytetin e Sarandë.Sipas policisë së Sarandës një ditë para vrasjes viktima éshtë konfliktuar për çështje banale me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, Gani Hysa dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip, për motive të dobëta.

Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00 të një ditë më pas, pra në datën 10 korrik, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Të gjithë autorët pas krimit janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia arrestoi një ditë më parë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, 25, 23 dhe 21 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim Gani, Keivin dhe Elion Hysën, të gjithë nga Gjormi i Krujës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI TURISTIK/ Zv.kryeministrja Mesi: Bashkitë të vendosin roje dhe të vijëzojnë plazhet
Previous article Monaco në ndjekje të talenteve, peshkon te Juventusi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI) Aktualitet

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim Aktualitet

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT