Një trup i pajetë është gjendur sot pasdite në qytetin e Vlorës, dhe konfirmohet se është 33-vjeçari Martin Seleni.
33-vjeçari është denoncuar i humbur nga familjarët 10 ditë më parë. Trupi i dekompozuar i të riut u gjet në lagjen “1 maji” të qytetit të Vlorës, në një banesë 3-katëshe të braktisur.
Dyshimet e para bëjnë fjalë se i riu ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.


