• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”I ZËNË” ME TËRMETIN/ Meta nuk organizon ceremoninë e betimit të prokurorëve të SPAK-ut
Home
Politikë

”I ZËNË” ME TËRMETIN/ Meta nuk organizon ceremoninë e betimit të prokurorëve të SPAK-ut

3 December, 2019 k.autor Politikë

I fokusuar tek situata e rëndë që prodhoi tërmeti shkatërrimtar i së martës, Presidenti Ilir Meta duket se ka shtyrë në kohë organizimin e ceremonisë së betimit të tetë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Në datën 25 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi 8 prokurorë në Prokurorinë e Posaçme.

Që prokurorët të nisin detyrën, duhet të betohen në Presidencë. Një ditë pas emërimit të prokurorëve, Durrësi, Tirana dhe Lezha u goditën nga një tërmet 6.4 rihter, duke lënë pas 51 viktima, mijëra shtëpi dhe qindra pallate të rrënuara, situatë e cila duket se e ka nxjerrë çështjen e betimit të prokurorëve të SPAK-ut nga axhenda e Presidentit.

Ndërkaq, 12 ditë para tërmetit, deputeti demokrat Myslim Murrizi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka paralajmëruar mazhorancën se Presidenti Ilir Meta nuk do të lejojë prokurorët e SPAK-ut, për të bërë betimin para tij në Presidencë.

Duke iu referuar edhe precedentit me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila nuk u pranua nga Meta për të bërë betimin, Murrizi ka parashikuar që në 14 nëntor, se Meta do të operojë në të njëjtën mënyrë edhe me prokurorët e SPAK-ut, duke bllokuar funksionimin e strukturës së re që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

Për të zhbllokuar SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese nga bllokada e kreut të shtetit, Murrizi kërkoi që Kuvendi të ndryshojë sa më parë Kushtetutën. Deputeti propozoi se ndryshimi i Kushtetutës të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar, sidomos me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

“Z. Balla, po të drejtohem ty drejtpërdrejt, edhe për SPAK-un e ke me ligj të Fatmirit, se do të betohet te Presidenti. Nuk t’i qas. Do të shkoni përsëri te noteri me SPAK-un? Hajdeni vërdallë përsëri! Po nuk janë ata që do ai, nuk jua hap derën e kishës për të vënë dorën në Kushtetutë. Çfarë do të bëni? Më mirë merrni briskun në dorë. Nuk bëhet kjo punë duke mjekuar plagët me gjethe. Merrni briskun në dorë, çajeni dhe hajdeni, se nuk ka asgjë të keqe.

Flisni me burrat a gratë e “Rrugës së Elbasanit” dhe hajdeni të bëjmë një ndryshim kushtetues! Ku ka çaluar, sepse e bëtë me nxitim, hajdeni ta bëjmë! Nuk do t’ju betohen më. Do të shkojnë të betohen te SPAK-u vetëm ata që do ai. Çfarë do t’i bëni deri kur do ta hiqni? Opingat! Gjykatën Kushtetuese nuk e bëni dot që të japë vendimin, nëse do të qëndrojë në punë me ata apo jo. Si do ta zgjidhni? Ai thotë: “Nëse nuk është nga Skrapari nuk fillon punë në SPAK”. Çfarë i bën ti?! Nuk ta hap derën, e ka si dyqan privat”, është shprehur Murrizi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË ZGJIDHET KRYEPROKURORI I RI/ Të enjten, Parlamenti miraton dhe rezolutën antiruse
Previous article U DËMTUA NË NDESHJEN ME JUVENTUS/ Ja kur pritet të rikthehet Sensi në dispozicion të Kontes

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT