Ardian Rragami, 47-vjeç është dëbuar nga Britania e Madhe, pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteve vendase. Ai u filmua duke i vënë thikën në fyt gruas së tij dhe duke e kërcënuar për jetën.
Nuk është hera e parë që Rragami ka pasur precedentë penalë, ai perdorte dashurinë për familjen si një argument kundër ekstradimit në Shqipëri.
Ai pranoi se e ka prerë me thikë gruan e tij dhe kishte sulmuar fëmijët e tij e , megjithatë ishte lënë i lirë nga autoritetet britanike pasi dënimi i tij prej 8 muajsh ishte pezulluar.
“Home Office njoftoi se Ardian Rragami u deportua të enjten, 6 marsit”.
Historia e Ardian Rragamit:
Rragami u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.
Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.
Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.
/AlpeNews.al





