• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VURI FLAKËN AUTOBUSIT GJATË NATËS/ Kamerat e sigurisë filmuan autorin 22 vjeçar. Pranga të riut
Home
Breaking News

I VURI FLAKËN AUTOBUSIT GJATË NATËS/ Kamerat e sigurisë filmuan autorin 22 vjeçar. Pranga të riut

12 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme është arrestuar autori i cili i vuri flakën autobusit, një 22 vjeçar me inicialet SH.B., banues në Delvinë.

“Zbulohet ngjarja e djegies së autobuzit dy ditë më parë, vihet në pranga autori.

 

Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

SARANDE – Një autobus është djegur në orët e vona të së martës në Konispol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45. Bëhet fjalë për një autobus të linjës Konispol–Sarandë–Konispol, me pronar Sh.H. Mjeti ishte i parkuar në një nga rrugët kryesore të Konispolit, madje në vend të dukshëm dhe me ndriçim.

Një person, sipas pamjeve të siguruara nga kamera e një dyqani afër vendit ku ishte parkuar autobusi, i maskuar në fytyrë, i është afruar mjetit dhe pasi ka thyer xhamin në mes të autobusit 30-vendësh, ka hedhur brenda shishen dhe pastaj i ka vënë flakët. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por ka hedhur një tjetër shishe poshtë autobusit, që po ashtu i ka vënë flakën.

 

Pasi është siguruar se mjeti është përfshirë nga flakët, është larguar. Ka qenë një banor i lagjes, ai që ka parë autobusin që digjej dhe ka njoftuar menjëherë Policinë. U mblodhën menjëherë banorë të lagjes, por nuk mundën të shuanin dot flakët që e përpinë autobusin në një kohë shumë të shkurtër, madje as nga zjarrfikësja. Policia e Sarandës ka shkuar në n vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë pamjet e siguruara nga kamera e sigurisë janë shumë të qarta dhe do të shërbejnë qartë për hetimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pronarë të autobusit, që kanë rreth 30 vjet që e bëjnë këtë linjë, shprehen të bindur se zjarri ka qenë i qëllimshëm, për konkurrencë, ndërsa kanë edhe persona, për të cilët dyshojnë, ndërsa i kanë dëshmuar edhe gjatë pyetjes në Polici. Sipas tyre, dëmi i shkaktuar është rreth 35 milionë lekë të vjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THA SE ËSHTË NDARË NGA BURRI/ Flet për herë të parë moderatorja shqiptare (FOTO)
Previous article NUK KA VEND PËR JUSTIFIKIME/ Aurela Gaçe tregon se mund të bëni "palestër" kudo

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT