• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I vunë FLAKËN BMW-së biznesmenit në Vlorë/ Dalin pistat e para. Po HETOHET…
Home
Breaking News

I vunë FLAKËN BMW-së biznesmenit në Vlorë/ Dalin pistat e para. Po HETOHET…

8 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I vihet flaka makinës luksoze të një biznesmeni në qytetin e Vlorës. Policia bëri të ditur se është djegur totalisht një automjet tip “BMW”, seria 7. Ngjarja ndodhi në lagjen “4 Heronjtë”, kur pronari i mjetit, Everest Meçorapaj, ka konstatuar se mjeti që ishte parkuar në oborrin e shtëpisë së tij private, ishte përfshirë në flakë. Në pamundësi për të ndërhyrë, 27-vjeçari ka njoftuar forcat zjarrfikëse dhe Policinë.

makina

Por pavarësisht ndërhyrjes së këtyre të fundit, automjeti është djegur thuajse plotësisht. Nga hetimet e para ka rezultuar se makina ishte spërkatur me lëndë djegëse “benzinë” dhe më pas i është vënë flaka. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa autorët të cilët ende nuk janë identifikuar nga Policia, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë, ngjarja është e qëllimshme pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se autorët e kanë spërkatur të gjithë automjetin me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën. Pronari i mjetit, 27-vjeçari Meçorapaj, njihet në qytetin e Vlorës si një tregtar shitblerjesh automjetesh si dhe familja e tij menaxhon një biznes tjetër tregtar (dyqan). Policia bëri të ditur se pista kryesore e hetimit ka të bëjë me aktivitetin e të riut me shitblerjen e makinave, ku nuk përjashtohet dyshimi që ai të ketë pasur ndonjë konflikt nga ndonjë blerës i pakënaqur me makinën. Gjithashtu, nuk përjashtohet as pista e konkurrencës apo konflikteve të tjera të 27- vjeçarit.

Gjatë dëshmisë së dhënë për grupin e hetimit, Meçorapaj ka mohuar që të ketë pasur ndonjë grindje me persona të caktuar, që mund të kenë çuar deri në vendosjen e zjarrit në automjet. “Nuk kam asnjë konflikt të hershëm, ndaj nuk kam dijeni se kush mund të jetë autori që dogji makinën në mënyrë të qëllimshme. Nuk e kam idenë se për çfarë ka ndodhur kjo ngjarje, pasi nuk kam pasur asnjëherë konflikte”, është shprehur 27-vjeçari.

PRECEDENTËT E DJEGIEVE TË MAKINAVE

Qyteti i Vlorës ka shënuar disa ngjarje të djegies së makinave në mënyrë të qëllimshme apo edhe të vendosjes së tritolit në to. Në të shumtat e rasteve të djegieve, Policia ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale për shkak të shkëndijave elektrike. Por duket se të shumtat e këtyre ngjarjeve kanë një autor nga pas, të cilët mbeten të paidentifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E paralajmëruar. Plas grushti në Tepelenë, shikoni si dhunohen futbollistët e Këlcyrës (VIDEO)
Previous article Landi kërcënon konkurentët e "Dancing with the Stars": Do t'ju nxij jetën... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHPEJTËSIA “FUNDOS” SHOFERËT NË KAVAJË/ 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore Aktualitet

SHPEJTËSIA “FUNDOS” SHOFERËT NË KAVAJË/ 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore

MES FLAKËVE NË MALLAKASTËR/ Avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse Aktualitet

MES FLAKËVE NË MALLAKASTËR/ Avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

MASHTRONIN TË HUAJT TË RIFITONIN PARATË E HUMBURA NË CALL CENTER/ Dërgohen për gjykim tre persona Aktualitet

MASHTRONIN TË HUAJT TË RIFITONIN PARATË E HUMBURA NË CALL CENTER/ Dërgohen për gjykim tre persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT