Japonia njihet për guximin që tregon në krijimin e aparatëve teknologjikë.
Kësaj radhe, ky vend ka sjellë në treg smartphone-n më të vogël e më të lehtë në botë.
Ai është aq i vogël sa ka madhësinë e një karte krediti, pra mund të futet lehtësisht në portofol.
Smartphone në fjalë quhet KY-O1 L. Peshon 47 gram, gjerësia e tij është 5 mm dhe ekrani i tij është vetëm 2.8 inç.
Përdoruesi i këtij prodhimi do mund të lidhet me internetin, por nuk mund të bëjë fotografi pasi nuk ka një kamera.
Sipas mediave KY-O1 L do të dalë në shitje në nëntor, fillimisht në dyqanet e Japonisë e ndoshta shumë shpejt edhe nëpër botë.
Thuhet se çmimi i tij fillestar do të jetë 250 euro.


