Një shtetas shqiptar, banues në Vlorë ka deklaruar se përgjatë ditës së djeshme i kanë vjedhur dy bagazhe personale të cilat vetë ai shprehet në Polici se nuk e di kush mund t’i ketë marrë.
Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Zvërnecit, ndërsa bëhet me dije se 36 vjeçari ishte me pushime atje.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.08.2018, shtetasi E. A., vjeç 36, banues në Vlorë, kallëzon se te plazhi i Zvërnecit, i kanë vjedhur dy çanta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.


