Mjeku Tritan Kalo në një postim në Facebook ka treguar një ditë punë ne spitalin infektiv, që tashmë prej një muajsh i është përkushtuar luftës kundër koronavirusit.
Sipas mjekut, të gjitha masat e marra deri tani tregojnë se jemi në rrugën e duhur, por ai shprehet kundër lehtësimit të këtyre masave në mënyrë jo graduale. Sipas tij lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me të tjera masa shtrënguese.
Ndërsa debatin për testimet e quan debat shtërpë për aq kohë sa politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin.
Pjesë nga statusi i tij:
“DEBATI shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë Politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike…DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine….Bashkëqytetarë të këtij vendi, JU DUAM SHUMË….DURIMI e NDËRGJEGJËSIMI juaj, si dhe PUNA e PËRKUSHTIMI jonë kanë filluar të na shpërblehen…BASHKË NE DO JA DALIM MBANË!!!”


