• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I VË FAJIN CHATGPT-SË/ Kush është profesori italian që kërcënoi vajzën e Melonit
Home
Nderkombetare

I VË FAJIN CHATGPT-SË/ Kush është profesori italian që kërcënoi vajzën e Melonit

3 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një profesor Italian i quajtur Stefano Addeo, ishte personi që kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni. 65 vjeçari, i cili jep mësim në gjuhën gjermane në një shkollë në Napoli, bëri një postim të rëndë në rrjetet sociale për vajzën e mitur të Melonit.

“Uroj që Ginevra të ketë fatin e 14 vjeçares Martina Carbonaro që u vra nga i dashuri i saj”, shkroi ai.
Teksa ai është vënë nën hetim nga autoritetet italiane, fajin ia ka vënë Inteligjencës Artificiale, më konkretisht ChatGTP-së.

“Nuk isha unë, ishte Inteligjenca Artificiale. E pashë në televizor të premten që qeveria po distancohej nga lufta në Izrael. Pyeta ChatGPT-në për një mesazh kritikues ndaj Melonit dhe më doli ajo përgjigje. Më pas e postova”, ka deklaruar profesori.

I pyetur pse nuk e pa me kujdes atë që postoi, ai u përgjigj se “thjesht donte të publikonte diçka”. Më tej, ka shtuar se “ChatGPT është shumë më i rrezikshëm nga ç’mendojmë.”“Unë jam katolik, mbroj të drejtat e kafshëve. Jam vegjetarian. Nuk mbështes politikat e Melonit, por kjo nuk më bën përgjegjës për atë mesazh. Dua të mbyll të gjitha rrjetet sociale, ndihem i turpëruar, dua të mbyllem në shtëpi. Ka njerëz që më kanë hedhur domate para shtëpisë. Po më shohin si një monstër. Jam shumë i shokuar, kam bërë një gjë qesharake”, ka thënë ai.

Profesori italian nuk ka fëmijë dhe jeton me të ëmën e tij 90 vjeçare. Ai ka thënë se nëse do i jepet mundësia për një takim me kryeministren italiane, do t’i kërkojë falje.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat italiane, në postimet e tij të mëhershme kishte pak a shumë të njëjtën retorikë. Ka pasur edhe pastime që tanimë janë fshirë, ku ai uron që fëmijët e Melonit të kenë të njëjtin fat si fëmijët në Gaza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON SËRISH NGA BURGU/ Veliaj: Tirana gëlon nga turistët falë investimeve, mbi 10 milionë vizitorë në vit
Previous article TRAFIK ARMËSH DHE PRODHIM E SHITJE DROGE/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT