Një atentat i frikshëm i ndodhur në Fushë Krujë i mori jetën tre personave, Brilan Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Brilant Martinaj ka pasur shoqëri me një grup të madh të VIP-ave shqiptarë dhe një ndër ta ka qenë Stresi.
Reperi ka pasur një lidhje të ngushtë me Brilant Martinaj, ku vdekja e tij e ka lënduar jo pak Sresin, ky i fundit reagoi në rrjetet sociale ku shprehi dhe nushëllimet.
Së fundmi Stresi ai ka postuar një story në llogarinë e tij ku i kërkon ndjesë publikut dhe clubeve por arsyeja e këtij vendimi është se ka nevojë për qetësi dhe i tronditur nga vdekja e mikut të tij.
Video e publikuar nga Stresi është e vjetër, në momentin kur Brilant Martinaj ka qenë gjallë dhe ia ka dedikuar këngën atij në koncert.
“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi.”- shkruan Stresi në postimin e tij.


