• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I TRADHËTUAN BISEDAT NË SKY ECC/ Detaje të reja nga operacioni i SPAK, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Birçajt. Zbardhet roli i tyre
Home
Breaking News

I TRADHËTUAN BISEDAT NË SKY ECC/ Detaje të reja nga operacioni i SPAK, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Birçajt. Zbardhet roli i tyre

7 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Prokuroria e Posaçme zbardhi vrasjen e Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë. Ndërkohë janë lëshuar urdhër arreste për Inez Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodashaj. SPAK lëshoi në total 8 urdhërarreste, për anëtarët e grupit kriminal të Hajrullës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme,  është dokumentuar edhe roli i Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj në një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Ata dyshohet se kanë pasur role të rëndësishme në organizimin e atentatit ndaj Bledar Birçajt, sipërmarrës i ekzekutuar në Vlorë, në 10 maj 2021.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga hetimi, autoritetet kanë mbledhur prova ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc. Ata akuzohen për krijim të kushteve për të kryer atentatin ndaj Birçajt.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e biznesmenit nga Vlora.

Operacioni i SPAK, 8 urdhërarreste

Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Rezart Kuçi – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROTESTUESIT MUND TË VRITEN LEHTËSISHT"/ Sky News: Teherani në alarm, milicitë paralajmërojnë kundër tubimeve ndaj regjimit
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR SHKODËR-KOPLIK/ Kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT