• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I THASHË KËTIJ SHOKUT TË GËRMOJË…”/ Zbardhet dosja për hakerimin e SPAK: Agim Ismaili kërkoi informacion për Manjan
Home
Breaking News

“I THASHË KËTIJ SHOKUT TË GËRMOJË…”/ Zbardhet dosja për hakerimin e SPAK: Agim Ismaili kërkoi informacion për Manjan

20 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Në Shënjestër” zbardhi detaje të reja nga dosja e hakërimit të kompjuterave të SPAK, ku 3 persona janë të akuzuar, mes të cilëve dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili. Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Ismaili tha se materialet ia ka sjellë një nga të akuzuarit, Zambak Gjoni, i cili kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.

Agim Ismaili, person në hetim për këtë çështje, tha se materialet që i sillte Zambak Gjoni, ai i trajtonte me humor. Por ai dëshmoi se nuk e besonte që Zambaku të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion. Ndërkohë që pranoi se këto materiale ia kishte shpërndarë personave të tretë.

Por edhe pse u përpoq të justifikohej se nuk kishte lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK, grupi hetues ngriti dyshimin e arsyeshëm se Agim Ismaili kishte një interes të veçantë për këto materiale hetimore. Gjë që u vu re edhe te kërkesa e tij për të orientuar kërkimet në emrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Orientim të cilin ai e bën nëpërmjet Zambak Gjonit. Ky i fundit që më pas ia kërkon këtë nder Arnold Rrokaj-t. Që nga ana e tij tashmë kishte mundur të aksesonte emailet e disa prej prokurorëve të SPAK.Mesa mbaj mend materiali i parë kishte të bënte me sms apo biseda të gjetura apo të përgjuara, nga dosja e shtetasit Arben Ahmetaj. Në vijim ai më dërgoi dhe disa materiale të tjera hetimore, por në formatin ‘Ëord’, si urdhëra ndalimi për një shtetas të cilit nuk ja mbaj mend emrin, material hetimor për shtetasin Damian Gjiknuri, që mbaj mend ishte relacion, që i përkiste vitit 2024, një material hetimor tjetër në format ‘Ëord’ për shtetasin K. A.

Si dhe procesverbal kontrolli banese, për disa shtetas me mbiemrin Çopja, më duket se për shtetasin Franc Çopja. Ka qenë dhe një material tjetër që ishin 2 ose 3 letëporosi drejtuar shtetit austriak ose dhe të shteteve të tjera, nuk e mbaj mend mirë. Po kështu sipas Zambak Gjonit, Arnold Rrokaj i kaloi atij një link dhe një fjalëkalim, për të cilin i tha se mund të aksesoheshin disa përgjime të komunikimeve të platformës Sky. Fjalëkalim të cilin Zambak Gjoni tha se e provoi por nuk kishte mundur të futej.

Këto informacione Zambak Gjoni ia kishte dërguar edhe disa miqve të tij si dhe dy gazetarëve. Por midis miqve të tij, ai me të cilin Gjoni mbante kontakt të vazhdueshëm ishte Agim Ismaili.Personi i cili sot është në hetim bashkë me ta.

Ndaj të cilit është bërë dhe regjistrimi i emrit të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për veprat penale ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal. I cili në dëshminë e tij pranoi njohjen me Zambak Gjonin si dhe faktin që kishte rënë në kontakt me këto materiale hetimore nëpërmjet tij. Por Agim Ismaili mohoi që të kishte dijeni fillimisht për rëndësinë e këtyre materialeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOLTORJA E PD/ Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje
Previous article "SUPERMAKINA, AVIONË PRIVATË DHE ÇANTA LUKSOZE"/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT