• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I TALLËN E BËNË LECKË/ Tani Lulzim Basha lëpin atë që kishte pështyrë: Si e mundën ca “anonimë”
Home
Politikë

I TALLËN E BËNË LECKË/ Tani Lulzim Basha lëpin atë që kishte pështyrë: Si e mundën ca “anonimë”

10 March, 2021 s.autor Politikë

Të gjithë e mbajnë mend fushatën e egër të PD-së dhe mediave pranë saj, kundër atyre që pranuan të futeshin në Parlament dhe të merrnin mandatin e deputetit, pasi Lulzim Basha vendosi që deputetët demokratë të dorëzonin mandatet. I tallën dhe bënë leckë, duke i cilësuar tradhtarë e të shitur tek Rama, por dhe injorantë e njerëz pa vlerë. Por, Lulzim Basha tani ka lëpirë atë që pështyu dy vite më parë. Ai ka futur në listat e kandidatëve, pikërisht tre prej këtyre “tradhtarëve”, Artur roshi, Elda Hoti dhe Korab Lita.

““Të të quajnë tradhtar dhe të jesh tradhtar janë dy gjëra të ndryshme. Gjithsesi, kjo tezë ndryshon në kohë të ndryshme. Referuar aktit në fjalë, pavarësisht se si duket, e parë në planin politik dhe strategjik të opozitës, akti i dorëzimit të mandateve rezultoi i gabuar. Në konceptet e mia të të bërit politikë, në demokraci, vota është përballje, sfidë, konkurrencë, dhe jo bojkot. Në këtë këndvështrim, unë gjithmonë jam kundër bojkotit. Sa i përket analizës nëse një veprim politik ishte i mirë apo i gabuar, mendoj që koha dhe vota është gjykatësi më i mirë.

Të ruash dhe të shprehësh parimet dhe bindjet e tua politike, institucionet janë vendi i duhur”, thotë Korab Lita, që do kandidojë në listat e PD-së. Rikthimi i tij dhe dy kolegëve të tij sërish në listat e PD-së, është një fitore e madhe e tyre. Koha tregoi se Lulzim Basha gaboi, dhe këtë e tregon më së miri fakti se ata që i përjashtoi pse hynë në Kuvend, tani i ka ofruar vetë, për t’i rikandiduar. Tani do të ishte mirë t’iu kërkonte një ndjesë publike edhe demokratëve, që i la për dy vjet pa përfaqësim në Parlament, se në pushtetin vendor vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuar.

Marrë nga Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTET/ Yuri Kim në Elbasan takim me Ballën dhe Bardhin
Previous article "BASHKIMI KOSOVË-SHQIPËRI NUK DO ISHTE..."/ Zaev: Mini-Shengeni, të mira për të gjitha palët

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT