Edmond Bego është liruar nga autoritetet greke në Igumenicë, pasi u ndalua për disa ditë.
Lajmi konfirmohet nga burime të gazetës TemA nga avokati i tij.
Ai tha se Bego është liruar dhe po udhëton drejt Shqipërisë.
Sipas tij, policia greke e kishte ndaluar Begon gabimisht, për një dënim në Itali, të cilin ai e kishte shlyer.
Ndalimi i Begos u kthye në një çështje politike këto dite, duke qenë se PD pretendonte se ai kishte mbrojtje politike.
Por, policia greke i ka nxjerrë bllof, pasi pas verifikimeve, e ka liruar Begon.


