• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHTRIRË NË MES TË ASFALTIT/ Dalin pamjet e Vilson Tafçiut pas ekzekutimit (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHTRIRË NË MES TË ASFALTIT/ Dalin pamjet e Vilson Tafçiut pas ekzekutimit (FOTO)

21 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Pamjet e mëposhtme i përkasin trupit të pajetë të Vilson Tafçiu, 28 vjeç, i cili u ekzekutuar një afërsi të një lokali ku po qëndronte bashkë me 2 vajza teksa e kanë thirrur në emër, dhe më pas e kanë qëlluar me armë.

Siç edhe shikohet, viktima qëndron e shtrirë në asfalt, ndërsa ky është moment pak minuta pas ngjarjes ku edhe kanë mbërritur forcat e policisë duke vendosur perimetrin përreth vendit ku ndodhi krimi.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person si të dyshuar për vrasjen  e Vilson Tafçiut (Noka), ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi N.D, i cili pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është gjetur në banesë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se policia ka dyshime që autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Lokali ku dhe ndodhi vrasja ka qenë vazhdimisht i frekuentuar nga ana e 28-vjeçarit, ndërsa mbrëmjen e djeshme Tafçiu ndodhej në shoqërinë e dy femrave, pak përpara se ndaj tij të qëllohej me tre plumba.

Një prej autorëve ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit, e ka thërritur në emër Vilsonin dhe më pas në ambientet e jashtme e kanë qëlluar me pistoletë, arma e krimit u gjet më pas në vendngjarje.

Autorët që dyshohet se kanë qenë dy janë larguar me shpejtësi nga zona, me një makinë në ngjyrë të zezë, ndërsa policia është duke bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të zbardhë të plotë ngjarjen.

28-vjeçari Vilson Tafçiu, përdorte dy identitete dhe njihej ndryshe edhe si Vilson Noka. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi dy vite më parë është arrestuar për trafik droge.

Faxweb.al mësoi dje se Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 për në Francë. Në 12 mars të vitit 2018 e kanë arrestuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar një vit burg në Francë.

Atje ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe në 6 nëntor të vitin 2018 e kanë deportuar nga Franca në Shqipëri.

Mësohet se i riu kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, ndërkohë që ishte me origjinë nga Dibra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT/ The Ekonomist: Bisedimet rreth pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE kanë qenë të keq administruara
Previous article "JETË TONA NDRYSHUAN PËRGJITHMONË"/ Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT