• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I SHQETËSUAR NGA MUNDËSIA E FITORES SË TË DJATHTËS EKSTREME NË FRANCË/ Scholz: Shpresoj që partitë që nuk janë Le Pen, të kenë sukses
Home
Nderkombetare

I SHQETËSUAR NGA MUNDËSIA E FITORES SË TË DJATHTËS EKSTREME NË FRANCË/ Scholz: Shpresoj që partitë që nuk janë Le Pen, të kenë sukses

23 June, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se është i “shqetësuar” për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, sipas sondazheve, kur kanë mbetur më pak se dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Shqetësohem për zgjedhjet në Francë”, ka thënë Scholz përgjatë një interviste për transmetuesin publik ARD.

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin”, ka thënë ai.Sondazhet tregojnë që aleanca në pushtet e Macronit do të dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit – ndërsa e dyta në rundin e dytë më 7 korrik – mbrapa Marshit kombëtar të Le Penit dhe aleanca së re të krahut të majtë.

Kjo nënkupton se lideri i Marshit Kombëtar, Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ri i Francës, ndonëse vetëm 28-vjeçar.

Ai ka thënë se do të marrë këtë pozitë vetëm nëse partia dhe aleatët e tij do të fitojnë shumicën absolute të ulëseve në Parlament.

Partia e të djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AFD) është rritur, po ashtu, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa koalicioni i Scholzit ka shënuar rënie popullariteti./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Ekzekutimi i ish-oficerit 'Doda' në Elbasan në 2009, identifikohet autori i 5-të i përfshirë në krim (EMRI)
Previous article MUNGESA E FUQISË PUNTORE/ Greqia zgjat orarin e punës, hyn në fuqi java gjashtëditëshe

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT