• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTUAN BURGIMIT TË PËRJETSHËM/ Nga Dritan Dajti dhe Aldo Bare, tek “Monstra i Durrësit” (RASTET)
Home
Ekskluzive

I SHPËTUAN BURGIMIT TË PËRJETSHËM/ Nga Dritan Dajti dhe Aldo Bare, tek “Monstra i Durrësit” (RASTET)

10 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Dritan Dajti, I akuzuari për vrasjen e katër policëve I ka shpëtuar burgimit të përjetshëm duke u dënuar vetëm me 25 vite.

Përpos reagimeve të shumta nga anët e politikës, ky nuk është I vetmi rast ku të akuzuarit për vepra të renda si vrasja, ia kanë “hedhur paq” me zbutje të dënimit.

Kjo I jep mundësinë që herët ose vonë të jenë sërish të lirë, ndonëse konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

AlpeNews.al ju sjell si mëposhtë rastet më të bujshme që u “shpëtuan” nga drejtësia:

Dritan Dajti

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

“Kreu i bandes së Lushnjes”

Ish-kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj, Aldo Bares në Gjykatën e Lartë.  Sa i përket shfuqizimit të dënimit me burg përjetë, Gjykata Kushtetuese arsyeton se gjatë procesit ka patur shkelje të rënda procedurale.

“Vrasja e Artan Cukut”

I akuzuari Mikel Shallari i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Për shkak të statusit ai merr dënim të shpejtë.

Mikel Shallari është i akuzuar për ‘vrasje për shkak të cilësive të veçanta’.

“Kostandin Xhuvani”

Kostandin Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm.

Gjykata e Tiranës ka pranuar  kërkesën e të akuzuarit për gjykim të shkurtuar ndaj tij.

Xhuvani është nën akuzë për vrasjen e katërfishtë të ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014 në lokalin “Ategrand” në rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj.

“Monstra i Durrësit”

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin përfundimtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Xhafzotaj. 25 vite burg për 81-vjeçarin Shaban Norja, i cili masakroi mbrëmjen e 11 tetorit 2012, 18-vjeçaren Aishe Vata, me të cilën, siç ka deklaruar, ka pasur një lidhje intime. Norja ka pranuar para trupit gjykues vrasjen e 18-vjeçares për shkak se ajo nuk abortonte fëmijën që priste nga ky i fundit. Ndërkohë që më herët organi i hetimit ka kërkuar burg përjetë për të.

“Hodhi gruan nga ballkoni”

Ferdinand Ruko akuzohet për vrasje pasi hodhi gruan e tij nga ballkoni Liljana Ruko.

Gjykata ka miratuar dënimin për gjykim të shkurtuar duke u dënuar me vetëm 35 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Ferdinand Rukon pasi më 3 dhjetor 2016 pasi dhunoi bashkëshorten e tij Liljana Ruko dhe e hodhi nga dritarja e katit të katërt të pallatit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Prezantuesja e "Top Channel" zbulon si qëndron e vërteta
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ 5 arsyet që e bëjnë z.Basha të padobishëm për kreun e opozitës!

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT