Dritan Dajti, I akuzuari për vrasjen e katër policëve I ka shpëtuar burgimit të përjetshëm duke u dënuar vetëm me 25 vite.
Përpos reagimeve të shumta nga anët e politikës, ky nuk është I vetmi rast ku të akuzuarit për vepra të renda si vrasja, ia kanë “hedhur paq” me zbutje të dënimit.
Kjo I jep mundësinë që herët ose vonë të jenë sërish të lirë, ndonëse konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.
AlpeNews.al ju sjell si mëposhtë rastet më të bujshme që u “shpëtuan” nga drejtësia:
Dritan Dajti
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.
Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.
“Kreu i bandes së Lushnjes”
Ish-kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.
Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj, Aldo Bares në Gjykatën e Lartë. Sa i përket shfuqizimit të dënimit me burg përjetë, Gjykata Kushtetuese arsyeton se gjatë procesit ka patur shkelje të rënda procedurale.
“Vrasja e Artan Cukut”
I akuzuari Mikel Shallari i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Për shkak të statusit ai merr dënim të shpejtë.
Mikel Shallari është i akuzuar për ‘vrasje për shkak të cilësive të veçanta’.
“Kostandin Xhuvani”
Kostandin Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e të akuzuarit për gjykim të shkurtuar ndaj tij.
Xhuvani është nën akuzë për vrasjen e katërfishtë të ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014 në lokalin “Ategrand” në rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj.
“Monstra i Durrësit”
Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin përfundimtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Xhafzotaj. 25 vite burg për 81-vjeçarin Shaban Norja, i cili masakroi mbrëmjen e 11 tetorit 2012, 18-vjeçaren Aishe Vata, me të cilën, siç ka deklaruar, ka pasur një lidhje intime. Norja ka pranuar para trupit gjykues vrasjen e 18-vjeçares për shkak se ajo nuk abortonte fëmijën që priste nga ky i fundit. Ndërkohë që më herët organi i hetimit ka kërkuar burg përjetë për të.
“Hodhi gruan nga ballkoni”
Ferdinand Ruko akuzohet për vrasje pasi hodhi gruan e tij nga ballkoni Liljana Ruko.
Gjykata ka miratuar dënimin për gjykim të shkurtuar duke u dënuar me vetëm 35 vite burg.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Ferdinand Rukon pasi më 3 dhjetor 2016 pasi dhunoi bashkëshorten e tij Liljana Ruko dhe e hodhi nga dritarja e katit të katërt të pallatit.
Përgatiti: AlpeNews.al