• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOJNË LUFTËS/ Sirianët ilegalë kërkojnë azil në Shqipëri… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHPËTOJNË LUFTËS/ Sirianët ilegalë kërkojnë azil në Shqipëri… (VIDEO)

14 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Sirianët që i shpëtojnë luftës, e cila po zgjat prej gati 7 vjetësh janë të shpërndarë anë e mbanë botës. Një pjesë e tyre kalojnë nëpër Shqipëri dhe si destinacion kanë vendet e BE-së. Por rreth 100 siriane kanë kërkuar azil politik në Shqipëri. Ata nuk duan të kthehen në Vendlindje dhe nuk janë informuar mbi zhvillimet e fundit atje.

Më shumë se 100 shtetas sirian që kanë hyrë në Shqipëri ilegalisht kanë kërkuar azil. Ata janë akomoduar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në Babrru.

Amiri është një 17-vjeçar sirian që ka emigruar së bashku me familjen për t’i shpëtuar luftës në vendin e tij. Ai ka kaluar disa shtete deri sa ka mbërritur në Shqipëri.
“Unë jam nga Siria, nga Alepo, fillimisht kemi shkuar në Libi, më pas në Turqi. Nga Turqia në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Këtu gjithçka është mirë, policia është mirë, në Gjirokastër grupe me familje siriane ndihmohen për t’u sjellë këtu me ushqime e gjithçka”, tha Amiri.

https://youtu.be/jOtlbvBofT4

17 vjeçari nuk është informuar për zhvillimet më të fundit në Siri, bombardimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj objekteve të armëve kimike. Amiri, si shumë siriane që kanë shpëtuar luftës, nuk dëshiron të kthehet më në vendin e tij.

Por në kampin e azilkërkuesve në Babrru i rikonstruktuar së fundmi, qëndrojnë edhe shtetas të huaj të tjerë.

“Kam 3 ditë që kam ardhur në Shqipëri, nga Omani kam shkuar në Arabi Saudite më pas në Turqi dhe më pas kam ardhur në Shqipëri”, shprehet një tjetër azilkërkues.Çdo ditë në pikat kufitare të Shqipërisë, nga kufiri i gjelbër tentojnë të hyjnë shtetas sirianë, apo nga vende të tjera në konflikt, të cilët synojnë emigrimin në vendet e BE-së për një jetë më të mirë. /Tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Millosh Forman
Previous article Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

F.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT