• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOI JETËN DY ADOLESHENTËVE NË SHËNGJIN/ Familja zbulon gjendjen e Robertit: U fundos disa herë por nuk u dorëzua
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHPËTOI JETËN DY ADOLESHENTËVE NË SHËNGJIN/ Familja zbulon gjendjen e Robertit: U fundos disa herë por nuk u dorëzua

20 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tragjedi u shmang dy ditë më parë në bregdetin e Shëngjinit, kur Robert Neçaj, një djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova, vëlla e motër.

I riu u shpëtoi jetën dy adolenshentëve, por për pak ka humbur jetë, për shkak të dëmtimeve të shumta që pësoi gjatë procesit.

Familja e Robertit ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen.
Babi i tij, me anë të një postimi në Facebook, ka lajmëruar se fatmirësisht i biri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka shpjeguar edhe detaje mbi ngjarjen.

Postimi i plotë:

Për të gjithë Ju,njerëzit e mi të dashur pjestarë të kësaj faqeje,

FALENDERIME PA FUND!

Pardje familja jonë u gjend përpara një momenti të papritur dhe shumë të vështirë.

Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja, me të cilat na forcuat për ta përballuar këtë tronditje!Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë,Robertit,në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore!

Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme.

Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë.

Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës.

Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti nuk ka qënë vrojtues në atë zonë.
Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv /President i Federatës së Vrojtuese të plazhit për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin.

Dy adoleshentë kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë,në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun.

Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet.

Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!

Ata fillojnë të kërkojnë ndihmë.

Por, si një ditë me pak reshje shiu, në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.

Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun.
Por ” i mbyturi të mbyt”.

I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit .

Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë.

Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg.

Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!

Faleminderit me përultësi të gjithëve!

Familja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM/ Vdesin 15 persona, mes tyre 2 gazetarë: Dalin pamjet nga përplasja masive në Turqi
Previous article GJENDET NË SHUMË USHQIME/ Ky përbërës ndikon në përhapjen e kancerit

s.autor

Postime të ngjashme

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit Aktualitet

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT