• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOI ATENTATIT NË TIRANË/ Arrestohet në Spanjë trafikanti shqiptar me 10 emra (DETAJE)
Home
Breaking News

I SHPËTOI ATENTATIT NË TIRANË/ Arrestohet në Spanjë trafikanti shqiptar me 10 emra (DETAJE)

12 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari nga disa shtete shqiptari Kreshnik Farruku (Bodlla) së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Ai u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje. Farruku akuzohet në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje. Në momentin që i janë afruar agjentët ai është përpjekur që të shmanget duke u prezantuar me një tjetër emër, por tentativa ka dështuar. Sipas medieve spanjolle ai përdorte 10 emra të ndryshëm duke i shpëtuar drejtësisë. Po sipas medieve ai akuzohet se drejtonte një organizatë kriminale ku në përbërje të saj ishin edhe shqiptarë të tjerë ndërsa vidhnin banesa dhe trafikonin kokainë. Ai u hetua edhe për një vrasje në Spanjë.

Kreshnik Farruku dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë. Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Pas prangosjes së tij, ishte vëllai më i vogël, Erniu, që mori udhëheqjen e grupit, por u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi që të merrej me trafikun e drogës. Por pak ditë më parë, policia spanjolle e arrestoi në hotel së bashku me vëllain e tij dhe një anëtar tjetër të fisit.

Në 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai  ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë. Ndërkohë që në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të Kreshnik Bodlla (Farruku). Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohej se ishin krijuar nga aktivitetet e paligjshme të tij dhe përdoreshin nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai të cilit iu bë një atentat në 2014 në Manëz), banues në Shijak të Durrësit. Nga hetimet rezultoi se Reshit dhe Roland Farruku kishin blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kishin një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë që u sekuestruan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR MAMIN E KAPIN TË QARAT DHE NDJENJAT/ Vip-et bëjnë këto dedikime dhe ne u prekëm (FOTO)
Previous article "PHOTO OF THE DAY"/ Reshjet "mbërthejnë" Tiranën. Ja çfarë pritet në orët në vijim

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT