I rëndë është lajmi për familjarët dhe gjithë të afërmit e 27-vjeçares Zarife Hasanaj, e cila u nda nga jeta tragjikisht, pas shpërthimit të një mine të cilën ishte duke e demontuar.
E reja së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Në faqen e Facebook të saj, shihen foto të shumta nga jeta e përditshme, si dhe me veshjet ushtarake e në misione. Ajo duket se mbante edhe pseudonimin “XIPJA”.
Përgatiti: AlpeNews.al





