• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA Altin Morina! Bashkëpunëtor me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit! Në 2023, u kap me…
Home
Breaking News

I SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA Altin Morina! Bashkëpunëtor me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit! Në 2023, u kap me…

4 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet ish efektivi i RENEA Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej Majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”. Morina është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku dyshohet se me vete mbante edhe një pistoletë.

Ai akuzohet se bashkëpunonte me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës. Ish efektivi i RENEA-s ka qenë arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit iu gjetën 113 mijë euro.

Në prill të atij viti ai u lirua nga Gjykata e Tirsnës dhe u la me detyrim paraqitje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se ia kishte marrë paratë një biznesmeni për problemet e tij personale. Në atë kohë, policia kishte dyshime se ai kishte lidhje me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Emri i tij doli sërish në skenë në maj 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Altin Morina rezulton gjithashtu se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia e Shtetit për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhrit të eprorit. Përjashtimi i tij është bërë në 2015 nga ish Drejtori Artan Didi, por Morina u rikthye në detyrë nga Gjykata Administrative e Apelit, madje ka detyruar shtetin t’i paguajë si dëmshpërblim edhe 8 paga.

Në atë kohë, Morina i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila 11 shkurt 2015  ka vendosur “Pranimin pjesërisht të kërkesë së Altin Morinës dhe detyrimin që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë t’i paguajë 8 muaj paga dëmshpërblim për përjashtim të paligjshëm nga policia.

Por ky vendim u ankimua nga efektivi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila më 1 tetor 2015, shfuqizoi edhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm për përjashtimin e Morinës dhe la në fuqi detyrimin për t’i paguar 8 paga. Policia bëri rekurs kundër Apelit Administrativ. Por ishte po Policia e Shtetit që në datë 30 dhjetor 2022 hoqi dorë nga rekursi. Dhe në këto kushte, Gjykata e  Lartë në 2 shkurt të atij viti, vendosi rrëzimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË BERAT/ Kontrolle për goditjen e veprimtarive kriminale dhe personave në kërkim! 2 të arrestuar
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË KRYQËZIMIN E GJADRIT/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, njëri prej tyre përfundon në kanal

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT