• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I shpallur në kërkim në atdheun e tij, turku me biznes në Vlorë (EMRI)
Home
Sociale

I shpallur në kërkim në atdheun e tij, turku me biznes në Vlorë (EMRI)

8 January, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Mes qindra klinikave stomatologjike që kanë mbirë si kërpudha, operon edhe ajo e shtetasit turk, Yksel Uzer në Vlorë.

Një investigim i emisionit “Stop” nxjerr në pah se personi në fjalë jo vetëm që nuk ka licencë, por është dhe person në kërkim dhe i dënuar me vendim të formës së prerë në Turqi, për ushtrim të paligjshëm të këtij aktiviteti. Uzer nuk ka as arsimin përkatës, pasi ka përfunduar studimet për laborant dhe jo për stomatolog.

Presidentja e Urdhrit të Stomatologut në Vlorë e pranon problemin dhe shprehet se e ka denoncuar pranë organeve përkatëse, nga ku ka marrë vetëm heshtje.

Edhe Endrit Alia nga sektori i etikës, regjistrimit dhe licencimit thotë se shtetasi turk nuk e ka marrë dy herë provimin e licencimit, ndërsa herën e tretë i është hequr emri nga lista e konkurimit për shkak të dëshmisë së penalitetit.

Emisioni ”Stop” shkon në klinikën e zotit Uzer, por djali i tij thotë se i ati nuk punon me pacientët. Por kamera e fshehtë provon të kundërtën, pasi Yksel Uzer shfaqet duke interpretuar grafi dhe duke sugjeruar ndërhyrje të menjëhershme.

“Stomatologu” – Vendosim ilaç dy ditë – tre ditë, pastaj me dy – tre seanca me mjekim, pastaj me mbushje.
Pacienti – Ju do m’i bëni të gjitha këto ndërhyrje?
Stomatologia – Po, po!
“Stomatologu” – Me seancë komplet … këtu jam.
Stomatologia – Këtu do jesh thotë se na duhet kohë.

Venetike Xhaferraj, presidentja e Urdhrit të Stomatologut në Vlorë, shprehet se në këtë qytet operojnë pseudo-mjek, të cilët kanë hapur klinika dentare pa patur arsimin përkatës.

“Ne kemi hasur vështirësi. I kemi paralajmëruar, edhe në organet përkatëse kemi kërkuar, por kemi marrë heshtje. Këta janë disa, një prej të cilëve është Yksel Uzer, i cili në Turqi ka qenë laborant. Na thanë që ushtronte profesionin e mjekut, e theksoj që e ushtronte në mënyrë të paligjshme sepse ishte i palicencuar dhe i padiplomuar.”

Ajo thotë se Yksel Uzer është dënuar për ushtrim të paligjshëm të profesionit në Turqi dhe është person në kërkim nga Interpoli.

Presidentja e Urdhrit të Stomatologut në Vlorë shton se ai ka aplikuar dy herë për provimin e licencës dhe nuk i ka marrë, ndërsa herën e tretë i është hequr emri nga lista nga AKP.
“Pasojat te pacientët, nga një mjekim i pakualifikuar dhe aq më tepër nga një person që s’është fare i diplomuar për këtë punë, janë serioze!”

Gazetari i emisionit “STOP” ka komunikuar edhe me sektorin e etikës, regjistrimit dhe licencimit, ku Endrit Alia shprehet se nuk janë në dijeni të dënimit me vendim të prerë që Yksel Uzer ka në Turqi, për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit, pasi nuk janë informuar nga instancat përkatëse.

Alia thotë se dosja e shtetasit turk është e plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për provimin e licencimit, pasi në të ndodhet diploma e universitetit “Kristal” dhe dosja penale në Shqipëri është e pastër.

Emisioni “Stop” mëson se Urdhri i Stomatologut Rajonal në Vlorë ka kontaktuar me Ministrinë e Arsimit nëpërmjet një shkrese, ku thekson se Yksel Uzer nuk mund të marrë pjesë në provimin e licencës, pasi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë dhe nga Gjykata e Lushnjes për ushtrim të paligjshëm të profesionit. Ndaj atij iu hoq emri nga lista e kandidatëve për provimin e shtetit të stomatologjisë.

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua klinikës dentare në Vlorë, ku komunikoi me pronarin e saj, djalin e Yksel Uzer, i cili mohoi që i ati ushtronte profesionin e stomatologut.
Stomatologia – Pronari i klinikës.
Gazetari – Ne na ka ardhur një denoncim.
Pronari i klinikës- Ça denoncimi?
Gazetari – Që zotëria … babai juaj është apo jo?
Pronari i klinikës– Po, babi im është.
Gazetari – Sipas denoncimit, ky person nuk mund të ushtrojë aktivitetin si stomatolog sepse nuk ka licencë.
Pronari i klinikës – Po kush tha që po ushtron?

Gazetari – Ti je pronari, babi jot ushtron aktivitetin si stomatolog?
Pronari i klinikës – Jo! Absolutisht jo!
Gazetari – S’ka punë fare me pacientët?
Pronari i klinikës – Fare!
Stomatologia – Ai është në procedurat për të marrë licencën, është rregjistruar, është futur dy herë në provim, t’i themi gjërat siç janë.
Gazetari – Herën e tretë nuk është futur.
Stomatologia – Po, herën e tretë nuk është futur. Më ndihmon mua këtu. Sepse ka dhe pacientë, që kanë pasur më përpara … kanë besim dhe kërkojnë një mendim të atij, por punoj kryesisht unë.

Por faktikisht ky person vazhdon ta ushtrojë aktivitetin e tij si stomatolog dhe këtë e provon kamera e fshehtë e emisionit “STOP”.

Pacienti- Përshëndetje! Si jeni?
“Stomatologu” – Po…!
Pacienti – Doktori turk këtu është?
“Stomatologu”- Ça kishe?
Pacienti – Doja të bëja një vizitë të përgjithshme.
“Stomatologu”– Mirë, uluni pak, pesë minuta!

“Stomatologu”- Ky me mbushje, ky. Para sa kohësh e ke mbushur?

Pacienti – Jo, s’e kam mbushur fare.
  “Stomatologu”– Fare-fare?
Pacienti – Këtë, jo!
 “Stomatologu”- Nga fundi, këtej e ndjen? Kjo të bezdis kjo?
Pacienti– Po!
 “Stomatologu”– Dhëmballa e syrit.
Pacienti – Ndërsa këtë pjesën këtej e kam të mbushur.
“Stomatologu” – Vendosim ilaç dy ditë – tre ditë, pastaj me dy – tre seanca me mjekim, pastaj me mbushje.

Pacienti – Ju do m’i bëni të gjitha këto ndërhyrje?
Stomatologia – Po, po!
“Stomatologu” – Me seancë komplet … këtu jam.
Stomatologia – Këtu do jesh thotë se na duhet kohë.
 “Stomatologu”– Vazhdojmë tani?
Pacienti – Po, të hënën?
“Stomatologu” – Jo të hënën, tani!
Stomatologia – Jo të hënën, vazhdojmë që tani thotë!

Pacienti – Jo, jo që tani! Jo pra!
“Stomatologu” – Po nuk ka kohë, sot hedhim ilaç, vendosim ilaç. Do vish të shtunën ose të hënën.

Saimir Kodra shprehet i revoltuar: “Si mundet sot që instancat e Vlorës të lejnë një mjek stomatolog apo një kirurg të ushtrojë aktivitetin e tij pa licencë? Është si të na kapë ne sot policia pa leje drejtimi automjeti. Na marrin shpirtin, ndërsa turkut nuk ia kanë marrë shpirtin, por vetëm ca para …” /tvklan.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hidhet shorti për raundin e katërt të FA Cup, këto janë çiftet
Previous article HETIMI për ndërhyrjen e Rusisë/ Ekipi i Prokurorit të Posaçëm mund të marrë në pyetje Trump

k.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT