• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR VRASJE/ Kapet francezi i rrezikshëm, pjesë e një grupi kriminal
Home
Breaking News

I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR VRASJE/ Kapet francezi i rrezikshëm, pjesë e një grupi kriminal

24 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas francez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari T. Q., pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, i cili pas vrasjes në Francë kishte hyrë në Shqipëri dhe jetonte me qira në një shtëpi te “Rruga e Barrikadave”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Barrikada”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet një shtetas francez , i shumëkërkuar për vrasje në Francë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna e pandërprerë për kapjen e personave në kërkim për krime të rënda ndaj jetës.

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Barrikada”, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME TË MËMDHA/ Dortmund gati 20 milionë euro për mesfushorin Emre Can, ja vendimi i Juventus
Previous article “ISMAIL QEMALI SAPO KA NDËRRUAR JETË”/ Si e raportoi media franceze ndarjen nga jeta të politikanit shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT