*Rubrika Retrospektivë
Kur Ismail Qemali përcillej në banesën e fundit
U mbushën 101 vjet nga vdekja e babait themelues të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, (janar 1844- 24 janar 1919) në Peruxha të Italisë.
I shoqëruar nga tre djemtë e tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili, nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i pajetë u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua për në atdhe.
Pak ditë më pas, në 12 shkurt, Vlora do të përcillte me dinjitetin dhe madhështinë e merituar, djalin e saj dhe njeriun që bëri historinë.
I famshmi Kel Marubi kishte mbërritur enkas nga Shkodra atë ditë në Vlorë, për të fiksuar foton e arkëmotit në karrocën e ceremonialit.
Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal





