• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I SHOHIN SHTREMBËR”/ Shqiptarët janë populli më diskriminues për këta njerëz
Home
Sociale

“I SHOHIN SHTREMBËR”/ Shqiptarët janë populli më diskriminues për këta njerëz

28 November, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Pavarësisht se jemi ndër popujt më të varfër, me rrogat më të ulëta dhe me normat më të larta të papunësisë në Europë (përveç, Kosovës, Ukrainës e Moldavisë), sërish jemi ndër më diskriminuesit me personat që kanë pak të ardhura.

Sipas sondazhit të Komisionit Europian, të jesh pa të ardhura apo pa një punë në Shqipëri ke më shumë mundësi të ndihesh i diskriminuar se në çdo vend tjetër të Europës.

33% e shqiptarëve janë përgjigjur se bien dakord me pohimin “Disa njerëz më shohin me përçmim për shkak të situatës me punën ose të ardhurat”. Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 14% dhe po ashtu, edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Vetëm 11% e malazezëve pohojnë se ata shihen me përçmim për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat, 18% e turqve, 19% e serbëve dhe 20% e maqedonasve.

Pas Shqipërisë renditet Rumania (27%), ndërsa shtetet që e kanë më të ulët përçmimin ndaj të varfërve janë Suedia, Spanja dhe Sllovakia, me vetëm 8%.

Ata që ndihen më shumë të diskriminuar janë meshkujt, me 36% të tyre që kanë rënë dakord me pyetjen, në raport me 30% të femrave shqiptare.

Adoleshentët shqiptarë nuk e vrasin shumë mendjen, teksa 19% e grupmoshës nga 18-24 vjeç binin dakord me pohimin në fjalë. Ata që e vuajnë më shumë janë të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç, kur dhe pritshmëritë ndaj tyre janë më të larta.

Të varfrit e ndiejnë më shumë, me 44% të grupit I (ku kategorizohen ata me të ardhura më të ulëta) pohojnë se shihen shtrembër pasi nuk kanë një punë të mirë apo shumë të ardhura.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAVARËSISHT GJITHÇKAJE/ Noizy argëtohet në praninë e ish të dashurës (VIDEO)
Previous article SFIDA PSG - LIVERPOOL/ UEFA ia beson një shqiptari takimin e rëndësishëm të Championsit

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT