• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I SHKAKTUAR NGA MUSHKONJAT/ Virusi i rrallë vdekjeprurës ngre alarmin në SHBA. Cili është roli i ndryshimeve klimatike
Home
Nderkombetare

I SHKAKTUAR NGA MUSHKONJAT/ Virusi i rrallë vdekjeprurës ngre alarmin në SHBA. Cili është roli i ndryshimeve klimatike

28 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një burrë ka vdekur në verilindje të Shteteve të Bashkuara, nga një sëmundje e rrallë e shkaktuar nga mushkonjat, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Nju Hampshire tha në një njoftim për shtyp se ishte një i rritur nga qyteti i Hampstead, pa specifikuar as moshën dhe gjininë e tij kishte ndërruar jetë.

Ai u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të rëndë të sistemit nervor qendror dhe vdiq për shkak të komplikimeve të sëmundjes.

Vdekja vjen mes shqetësimeve në rritje në SHBA-në veriore për rrezikun në rritje të EEE (Encefaliti lindor i kuajve), i cili po bëhet gjithnjë e më i përhapur për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në fillim të këtij muaji Massachusetts, një shtet fqinj i Nju Hampshire, raportoi rastin e parë të EEE këtë vit.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore e shëndetit publik në SHBA, simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, të vjella, diarre, ndryshime në sjellje dhe përgjumje.

Mund të shkaktojë edhe probleme shumë serioze neurologjike.

Pothuajse 30% e njerëzve të infektuar me virusin vdesin, ndërsa shumë prej pacientëve kanë pasoja afatgjata, fizike dhe mendore. Mosha e popullsisë që konsiderohet të jetë në rrezik më të madh janë ato nën 15 vjeç dhe mbi 50 vjeç.

Një raport i Climate Central i lëshuar në 2023 vuri në dukje se kushtet e motit të ngrohtë dhe të lagësht janë ideale për insektin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË BUXHET/ Malaj: Rritëm të ardhurat në 27 miliard lekë, mbështetje për bujqësinë në 500 milion lekë
Previous article TRANSPORTI I MBETJEVE TOKSIKE/ Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje! Është detyrim i KURUM që…

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT