Është siguruar dosja e Prokurorisë dhe emrat e biznesmenëve dhe administratorëve që i kanë shkaktuar shtetit 18 miliardë lekë dëme. Nën hetim nga ana e prokurorisë kanë qenë 20 kompani, 30 persona dhe 4 studio kontabiliteti.
Nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekë duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore.
Nga skema e zbardhur, kompanitë e krijuara rishtazi rrisnin shpenzimet për të ulur fitimet duke shkaktuar kështu dëme në buxhetin e shtetit. Ata u zbuluan pasi kishin punësuar 1-5 punëtorë dhe bënin xhiro vjetore mbi qindra mijëra euro.
Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë. Ditën e nesërme do të jepet masa e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar.
Kompanitë fiktive dhe emrat e administratorëve
‘Sula-Leo”-Bruno Osmani
‘Bruna-al”-Luan Muka
‘Jonufri”-Myfaret Ballushi
‘Sim 2-B”- Gentian Dedja
‘Ufi” 02-Kudret Memaga
‘Ori”-Kristi Rrënja
‘Lumi 06”-Lumturie Murati
‘AA117”-Drita Frangaj
‘RSI &T Grup”-Lirim Jella
‘Albert CO&CO”- Esmeralda Çifligu
‘Ri-gre-96”-Rigerta Bakiasi
‘Ble-me-18 Invest”- Bledar Metko
‘EZ-LA”-Emiljano Frroku
‘Nada 2005”-Diana Ramizi
‘Krist-La constraction”- Arsen Roci
‘Çaçi”- Rasim Çaçi
‘Frogy03”-Vladimer Sheshi
‘Leli 17”-Enver Sheshi
‘ON-B INVEST”-Gëzim Disha