• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHITI MAKINËN NJË PERSONI TJETËR/ Agoni i prekur: Më ke tradhtuar, asaj ia ke ulur në 10 mijë euro
Home
Sociale

I SHITI MAKINËN NJË PERSONI TJETËR/ Agoni i prekur: Më ke tradhtuar, asaj ia ke ulur në 10 mijë euro

14 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Çështja e Agonit dhe Bekimit, dy të njohurve të ardhur nga Drenasi i Kosovës përballë njëri-tjetrit në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka nxjerrë detaje të tjera. Makina që është shkaku i mosmarrëveshjes së tyre, e cila iu ofrua Agonit nga Bekimi me një çmim prej 12 mijë frangash dhe një kapari prej 1000 eurosh, përfundoi në duart e një personi tjetër, një zonje nga Korça me emrin Blerina Zgjana.

Bekimi tregon se për ta ndihmuar zonjën sepse nuk kishte dokumenta në Zvicër, ai ia ofroi asaj me një çmim më të lirë, rreth 10 mijë franga, por ato para nuk i mori në Shqipëri. Mjeti në fjalë përfundoi në Zvicër, në duart e komandantit të policisë së Gostivarit, me të cilin, siç thotë ai, Blerina është e lidhur. Pas disa telefonatash për paratë, Blerina i ka thënë se po i mbledh paratë e tij dhe marrja e tyre nga Bekimi është veç çështje kohe.

Eni Çobani: Pse s’shkove t’ia marrësh këtë makinën kësaj zonjës se po më habit tani? Të dha lekë ajo zonja ty? Jo, ku e ka makinën, shkon ia merr dhe e çon në shtëpi ose ia jep Agonit.

Agon: Unë po kërkoj shpjegim për vete, ti flet…me mua ke punë o zotëri.

Bekim: Po i shpjegoj zonjës Eni si ka ndodhur situata…

Agon: Ti shpjegoja për mua që më ke tradhtuar, të kam dërguar kaparin, ti s’më ke sjellë makinën. Kaq ke punë. S’më interesojnë mua ç’ke bërë me të, dua të më sjellësh makinën.

Bekim: Më lër t’i shpjegoj unë zonjës Eni…

Agon: Po të lë unë por nuk po di as ç’po shpjegon.

Eni Çobani: Agon, pse e do kaq shumë këtë mjet? Më fal që të pyes se mjeti është shumë personal.

Agon: Më vjen inat se e kam kryer pazarin në Kosovë, tha nuk është problem, unë mërzitem të më gënjejë dikush, plus hajde se më tha “po t’i çoj paratë”, në rregull, po s’dua se s’jam ngushtë për para, por vetëm se më vjen inat.

Eni Çobani: Je i prekur, e kuptoj, me ty jam.

Agon: Deri në 2000 euro më shtrenjtë mua ma ka shitur dhe aq bamirës sa asaj ka shkuar ia ka ulur në 10 mijë euro. S’është normale kjo.

Eni Çobani: E drejtë, asaj ia ke ulur ia ke dhënë 10 mijë euro, e vërtetë është.

Bekimi tregon se më pas ka shkuar nga Zvicra në Gostivar për të parë se ç’ndodhte me makinën e tij, ka filmuar Blerinën së bashku me punonjësin e policisë dhe më pas ka shkuar në Kosovë. Kur mbërriti atje, pa se në celularin e tij kishin mbërritur telefonata të shumta nga një numër i panjohur, të cilin pretendon se ka qenë zotëria që shoqëronte Blerinën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR JU QË NUK PO GJENI REHAT/ Ja disa ide të vlefshme se si të stiloni baluket tuaja
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta biznesmeni Marsel Skëndo, një nga pionerët e kapitalizmit shqiptar

Delo.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT