• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHITËN KALLASH DHE MITROLOZ AGJENTIT TË POLICISË PËR…/ Si ranë në kurth dy personat nga Kuçova
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHITËN KALLASH DHE MITROLOZ AGJENTIT TË POLICISË PËR…/ Si ranë në kurth dy personat nga Kuçova

6 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një agjent policie, ka futur në kurth Bajram Hoxhën dhe Artur Polovinën, të cilët gjatë një bisede të zhvilluar me agjentit, i cili ishte prezantuar si person që kërkonte të blinte armë zjarri dhe municion, kanë rënë dakord që ti shisnin kundrejt 1 mijë eurove, një automatik, një mitraloz plot 722 plumba automatiku dhe një shirit me 100 plumba mitralozi. Operacioni për shkëmbimin e armëve, municioneve dhe sasisë së parave është kryer në qytetin e Kuçovës, pikërisht në vendin e magazinës, ku qëndron zjarrfikësja e këtij qyteti.

Ndërhyrja policore është realizuar rreth orës 14:30 të datës 5 nëntor 2020, kur Artur Polovina dhe Bajram Hoxha, janë takuar me agjentin e policisë, për të kryer shkëmbimin. Sapo policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e dy personave, gjatë kontrollit të furgonit “Benz Vito”, është gjetur një armë automatike,një kuti me 722 fishekë automatiku, një shirit mitrolozi me 100 fishekë dhe një mitraloz.

Ndërkohë kontroll policia ka ushtruar dhe në banesën e dy personave të arrestuar Barjam Hoxha dhe Artur Polovina, por nuk është gjendur asnjë send i kundraligjshëm. Gjatë marjes në pyetje Artur Polovina dhe Barjam Hoxha, kanë pohuar se nuk kanë asnjë lidhje me tregtimin e armëve dhe municioneve. Polovina, i tha policisë se në datën 5 nëntor 2020 është takuar me një person, i cili kishte një automjet furgon. Kanë shkuar së bashku tek banesa e tij, për të parë ullinj.

Personit nuk i kanë pëlqyer ullinjtë dhe ai ka shkuar tek Bajrami, por Polovina në dëshminë e tij, nuk ka pranuar se ka shkuar në banesë dhe ai ti ketë dhënë armët e kapur personit në fjalë. Pritet që në ditët në vijim dy personat e arrestuar Bajram Hoxha dhe Artur Polovina, të dalin para gjykatës së Durrësit, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DRIDHE SHPEJT"/ Spahiu tallet me Bashën: Ndrysho kapele sa s’je vonë o Lulzim! Fundja...
Previous article HUMBI BABAIN DHE XHAXHAIN NGA COVID-19/ Shqiptari teston vaksinën kundër koronavirusit

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT