• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I RREZIKSHËM DHE I PASKRUPULLT”/ Ja kush është i burgosuri shqiptar i arratisur nga burgu në Itali (DETAJET)
Home
Breaking News

“I RREZIKSHËM DHE I PASKRUPULLT”/ Ja kush është i burgosuri shqiptar i arratisur nga burgu në Itali (DETAJET)

2 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Quhet Kristjan Mehilli 27-vjeçari i burgosur shqiptar që u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri,  duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut. Mediat italiane e konsiderojnë në shkrimet e tyre si të rrezikshëm dhe të paskrupullt.

Në maj 2019 ai u arrestua nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029.

Të armatosur dhe të dhunshëm, të katërt anëtarët e bandës ku Kristjan Mëhilli bënte pjesë kishin terrorizuar pjesën më të madhe të Piemontes.  Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.

Për të goditur, ata përdorën një BMW, e cila u gjet dhe e cila rezultoi e regjistruar në emër të një personazhi, pronari fiktiv i të paktën 300 makinave.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale. Hetimet u koordinuan nga zëvendësprokurori publik i atëhershëm i gjykatës së Vercellit, Davide Pretti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E HËNGRA PËRSHESHIN, JO VETËM PJATËN TIME"/ Beatrix falënderon mamanë e Donaldit, çfarë i sugjerojnë banorët
Previous article "MENDON SE JAM NEGKIZHENTE"/ Rrëfehet Arbana Osmani, tregon se për çfarë e kritikon më shumë partneri i saj

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT