Një prej anëtarëve të organizatës së Xibrakës është liruar nga burgu, për shkak të gjendjes shëndetësore. Kelmend Dalipi vuan nga një sëmundje shëndetësore, dhe nisur me pretendimin se në qeli i rrezikohet jeta, ka kërkuar lirinë.
Kelmend Dalipi fillimisht u dënuar me 11 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin në 7.3 vite. Ai u arrestua bashkë me të vëllanë Arjan Dalipi pasi në Xibrakë të Elbasanit në vitin 2015 u zbulua një laborator droge. Ata u arrestuan pasi magazina e kthyer në laborator droge, është në pronësi të tyre.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Kelmend Dalipi ka fituar lirinë.
Pjesë e kësaj organizatë është Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Ermal Hoxha.
10:22/ Dosja e Xibrakës, Gjykata e Apelit liron Kelmend Dalipin, pronarin e magazinës së kokainës
Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu Kelmend Dalipin, i cili është i dënuar me 7.3 vite burg, pasi u akuzua si i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’ në vitin 2015 ku u zbulua një laborator kokaine.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për lirimin e Dalipit me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të një sëmundje të rëndë që vuan i dënuari.
Kelmend Dalipi u arrestua së bashku me të vëllanë Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinën e kthyer në laborator kokaine në Xibrakë. I arrestuar dhe dënuar për dosjen ‘Xibraka’ është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.



