• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I RIU S’IU BIND URDHËRIT PËR TË NDALUAR DHE QËLLOI EFEKTIVËT/ Policia amerikane vret një tjetër person me ngjyrë (VIDEO)
Home
Nderkombetare

I RIU S’IU BIND URDHËRIT PËR TË NDALUAR DHE QËLLOI EFEKTIVËT/ Policia amerikane vret një tjetër person me ngjyrë (VIDEO)

2 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

jë tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, në qytetin ku disa muaj më parë u vra nga policia amerikane George Floyd, që më pas nxiti një sërë protestash të dhunshme. Një natë para fundvitit, më 30 dhjetor, policia qëlloi për vdekje një 23-vjeçar me ngjyrë, të quajtur Dolal Idd, i cili u ndalua nga policia si i dyshuar për një krim. Por, i riu refuzoi urdhrin e ndalimit dhe tentoi të largohej me makinë. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, 23-vjeçari qëlloi me armë ndaj efektivëve. Policia u përgjigj menjëherë, duke e ekzekutuar me armë zjarri.

Për të shmangur një tjetër zemërim të publikut dhe nisjes së protestave, policia amerikane publikoi dhe pamjet e kamerave të trupit që kishin policët në vendin e ngjarjes. Oficeri i policisë dëgjohet duke bërtitur “ndal, duart lart”, por Dolal Idd, i cili ishte i armatosur, qëlloi ndaj oficerëve. Të gjendur në një situatë të tillë, punonjësit e policisë  u kundërpërgjigjën me armë duke vrarë 23-vjeçarin.

Brenda makinës së të riut ishte edhe një femër, e cila nuk pësoi asnjë lëndim. As nga oficerët e policisë nuk pati të lënduar. Shefi i policisë së Minneapolis tha se një armë u gjet në vendin e ngjarjes. Kurse kryebashkiaku i qytetit, Jacob Fray, tha se çështja i takon drejtësisë.

“Ne e dimë që një jetë është ndërprerë në mes dhe se besimi mes komuniteteve me ngjyrë dhe zbatimit të ligjit është i brishtë. Që ky besim të rindërtohet, do të varet nga transparenca e plotë”, tha ai.

Ndërsa babai i viktimës e konsideroi ngjarjen racizëm. Këto komente ai i bëri menjëherë pas ngjarjes së rëndë kur nuk ishin publikuar ende pamjet e kamerave të trupit.

“Ai sapo ishte futur në makinë dhe ndaj tij u derdh breshëri plumbash pa asnjë arsye. Pse ndodhi kjo? Për shkak të ngjyrës… Ai ishte njeri me ngjyrë. Duam të dimë pse djali im u pushkatua dhe u vra”, tha babai i Dolal Idd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NDOSHTA NJË DITË DO TË LUAJË PËR JUVENTUS"/ Media italiane i thur elozhe talentit të Kombëtares
Previous article KORONAVIRUSI/ Maqedonia e Veriut regjistron 7 viktima dhe 414 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT