Papërgjegjshmëria e një të riu në timon mund të kishte shkaktuar një tragjedi në Tiranë, ndërsa përfundoi me 1 të plagosur dhe 6 aksidente, fatmirësisht pa viktima.
Ai së bashku me një tjetër po lëviznin me një automjet tip “Toyota” dhe nuk zbatuan urdhrin e policisë për të ndaluar tek zona e njohur si “Drejtoria e Policisë”.
Report Tv mëson se të dy ishin në gjendje të dehur. Që nga ai moment, policia i është vënë në ndjekje por shoferi nuk e ndaloi makinën.
Teksa vijonte drejtimin e mjetit me shpejtësi, makina përplasi një grua tek vijat e bardha në zonën e ‘Vasil Shantos’ duke e lënë të plagosur në rrugë. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Më pas makina po shkonte drejt autostradës por përplasi 6 makina të tjera dhe u kap nga policia e Tiranës tek ish-Shqiponja. Të rinjtë janë vënë në prangat e forcave blu.


