• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I RIKTHEHET SULMIT NDAJ ROBERT NDRENIKËS/ Profesor Marku: Sahanlëpirës i qeverisë, çfarë aktori mund të jetë? Edhe emocionalisht s’ka lidhje me profesionin e tij, unë pëlqej Robert De Niron
Home
Sociale

I RIKTHEHET SULMIT NDAJ ROBERT NDRENIKËS/ Profesor Marku: Sahanlëpirës i qeverisë, çfarë aktori mund të jetë? Edhe emocionalisht s’ka lidhje me profesionin e tij, unë pëlqej Robert De Niron

22 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Duke folur për shmbjen e teatrit, Mark Marku ka vijuar sulmin ndaj aktorit të madh Robert Ndrenika.

Edhe pse është përpjekur të sqarojë deklaratën e tij të më parshme, Marku sërish nuk i ka kursyer fjalët fyese në adresë të nderit të kombit.

Në një intervistë, ai thotë se nuk e ka quajtur “leckë” por “e kanë bërë leckë figurën e tij në prag të pleqërisë”.

Ndërkohë ai thotë që pëlqen Robert De Niron.

Deklarata e Markut është kritikuar masivisht nga qytetarë dhe figura të shumta publike.

Mark Marku: Mashtrojnë. Nuk e kam sharë Robert Ndrenikën fare. Është aktor që e vlerësoj dhe e di që e vlerëson dhe publiku. Është nga aktorët më të mirë që kemi pasur ne. Kam thënë për të kuptuar thelbin e qeverisë shikoni sesi po e trajton Robert Ndrenikën, sesi po e bën leckë në sytë e publikut duke i futur emrin te listat e atyre që mbështesin shembjen e Teatrit, gjë që më pas vetë Robert Ndrenika e ka mohuar. Pra mënyra sesi po e trajton qeveria  Robert Ndrenikën, duke tentuar ta trajtojë si leckë. Së dyti kam  thënë që një aktor që kërkon shembjen e Teatrit Kombëtar çfarë aktori mund të jetë ky? Nuk kam  vënë në diskutim statusin profesional të tyre. Për disa prej tyre nuk kam fare respekt por kjo nuk përcakton vlerat e tyre, është thjesht pjesë e shijes sime.  Unë pëlqej  Robert De Niron dhe nuk pëlqej një aktor tjetër por kjo nuk do të thotë  se është aktor i mirë apo i keq sepse shijet tona nuk përcaktojnë vlerat e të tjerëve.

Analisti thotë se ka të vështirë të kutojë sesi një aktor i të tilla përmasave kërkon të prishet skena ku ka luajtur vetë.

Mark Marku: Arsyet e tij nuk i di por nuk e kuptoj pse? Si një aktor i tillë që ka dhënë jetën aty kërkon të prishet skena ku ka luajtur vetë? Edhe nga pikëpamja emocionale unë nuk e kuptoj. Mund të jesh artist i mirë por mund të mos kesh disa koncepte elementare, por unë po them që një aktor që ka luajtur në atë skenë kërkon shembjen e asaj skene do të thotë që ai edhe emocionalisht nuk ka lidhje me profesionin e vetë.

Për të qenë fair ne zbardhëm fjalë për fjalë deklaratën e bërë nga pedagogu Mark Mark  në studion e News24 që shkaktoi gjithë atë reaksion në publik.

Mark Marku: Artistët mund të kishim bërë kompromise si ata sahanlëpirësit e qeverisë Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti që vetëm artistë nuk janë. Nuk e kuptoj si mundet Robert Ndrenika që kam pasur respekt, edhe për Viktor Zhustin por duke e ditur që ka qenë i dënuar si trafikant këtu bie respekti si artist. Vetëm këtë, si të poshtëron një shtet i tillë, Robert Ndrenikën që të gjithë e kemi respektuar si aktor e detyron në atë derexhe që e bën leckë në prag të pleqërisë. Gjithë atë aktor e bën të nënshkruajë deklarata. Ky është modeli si poshtërohet intelektualisht. Edhe artistët që mbrojnë çështjen e teatrit kanë pasur alternativa por kanë zgjedhur rezistencën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËMTUA NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Një tjetër pallat në Durrës shembet sot. 8.5 kg eksploziv për shpërthimin e kontrolluar
Previous article SKANDALI ME RESTORANTIN/ Shikoni çfarë u ndodhi lojtarëve të Vllaznisë ditët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT