• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I RA TË FIKËT GJATË PROTESTËS/ Gjekmarkaj rrëfen momentin: E mbajta veten disa minuta, por…
Home
Politikë

I RA TË FIKËT GJATË PROTESTËS/ Gjekmarkaj rrëfen momentin: E mbajta veten disa minuta, por…

28 December, 2024 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka treguar për herë të parë detaje rreth momentit gjatë protestës së opozitës, kur humbi ndjenjat pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjekmarkaj tha se nuk e kishte menduar që mund të ndodhte diçka e tillë pasi ata ishim protestues paqësor, ndërsa shton se nga pas ka pasur një urdhër politik”.

“Unë rezistova disa minuta, nuk doja të ikja nga aty, por ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes. Kur më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat”, ka treguar ai, duke theksuar se ka qëndruar për disa minuta pa ndjenja dhe më pas është dërguar në spital.

Sipas Gjekmarkajt, ajo që e shqetësoi më tepër ishte reagimi i policisë, e cila sipas tij, u përpoq të manipulonte situatën, duke njoftuar se ai kishte “ikur” nga protesta, gjë që ai e quajti fyese.

“Nuk ika, as në kafe, as në shtëpi, ika në spital”, tha ai.

Ai ka theksuar se nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor, por ngjarja ndodhi për shkak të presionit fizik që ushtroi policia.

“Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtroi policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim”, tha demokrati.

Agron Gjekmarkaj: Se kisha menduar qe mund të ndodhte, se ishim protestues paqësor. Në atë moment isha në zonën e Pallatit me shigjeta, isha i shoqëruar me punonjësin e Gardës, i cili më shoqëron si Nënkryetar i Kuvendit.

Besoj se nga pas është një urdhër politik, se di nëse e ka dhënë ministri i Brendshëm, Rama apo Drejtori i Policisë. Filluan me shtyrje, u lidhen me njëri-tjetrin dhe shtyjnë me parzmoret e tyre. Në fillim i thash me shaka “nuk jam tip që frekuentoj palestra”, ia thash me të qeshur.

Nga e qeshura kaluan në situatë serioze. Unë rezistova disa minuta, se nuk doja të ikja nga aty. Policia duke ndërhyrë në këtë mënyrë nuk largojnë njerëzit, se ata dalin nga krahu tjetër. Është një formë presioni për të dekurajuar njerëzit. Unë isha me njerëzit e mi, të Lezhës, Mirditës.

Ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes, në momentin që më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat. Nuk e di sa kohë ka zgjatur, ata që ishin aty më thanë për disa minuta. Më pas më çuan në Spital.

Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtroi policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim.

Jo të gjithë policët u sollën njësoj. Për dy tre ditë kam pasur një gjendje aritmie, një luhatje tensioni, dhimbje koke. Unë do të jem gjithmonë një protestues paqësor, do t’i bashkohem njerëzve, do jem në protestë në Tiranë dhe kudo tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NEGOCIATAT MBYLLEN NË 2027"/ Rama për VOA: Plan konkret me KE për integrimin në Union
Previous article "JAM I QETË..."/ Rama komenton rastin e Veliajt: Të jesh nën hetim nuk të bën fajtor! Gjyqet nuk bëhen në media, por në…

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT