• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I RA BORISË QË TË LARGOHEJ, MË PAS VIKTIMA…”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat, pastaj…
Home
Aktualitet
Kronikë

“I RA BORISË QË TË LARGOHEJ, MË PAS VIKTIMA…”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat, pastaj…

24 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkëshortja e Gazment Buçpapaj, autori i vrasjes së Egli Pashollarit pak ditë më parë, ka dhënë deklaratën e saj duke zbuluar disa detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ajo ka treguar se më datë 20.02.2026 (të premten e kaluar), rreth orës 15:05, pasi përfundoi orarin e punës, është larguar nga vendi i punës me automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga bashkëshorti i saj, Gazment Buçpapaj.

Gjatë lëvizjes në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe më pas në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, sipas Laureta Buçpapaj, një automjet ngjyrë gri e kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i saj i kishte rënë borisë për ta sinjalizuar të lëvizë, por shoferi i mjetit i kishte ofenduar me fjalë të rënda. Ata nuk kanë reaguar dhe kanë vazhduar lëvizjen.

Më vonë, makina gri ka lëvizur ngadalë përpara tyre. Bashkëshorti i saj i ka rënë borisë dhe mjeti ka ndaluar. Nga automjeti kanë zbritur tre persona, përfshirë një djalë rreth 30 vjeç, me trup të dobët dhe bluzë të zezë me mëngë të shkurtra. Në ato momente, Gazment Buçpapaj ka dalë nga automjeti dhe ka nisur një përplasje fizike me grushte me personat përreth.

Laureta Buçpapaj ka ndërhyrë duke shtyrë drejtuesin e mjetit gri dhe një nga personat që e shoqëronin. Pas disa çastesh, ka konstatuar se shoferi ishte gjakosur. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë larguar fillimisht me makinë, e cila është braktisur rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes. Më pas ata janë larguar në këmbë drejt rrugës së Kavajës dhe tek kanë marrë taksi për në banesën e tyre.

Në banesë, Gazment Buçpapaj ka ndërruar rrobat dhe më pas është larguar në këmbë drejt qendrës së Tiranës, pa marrë telefonin e tij. Laureta Buçpapaj deklaron se nuk ka parë momentin kur bashkëshorti mund të ketë goditur shoferin me ndonjë send, por dyshon se mund ta ketë përdorur një thikë me palosje që e ka parë më parë në makinën e Gazmentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REZARTI KA BËRË PUNË TË MADHE"/ Zbardhen hetimet për Taçin, planet për pastrimin e parave të mafias italiane: Ai është fuqi...
Previous article U KAP ME 1 MILIONË EURO TË FSHEHURA NË MAKINË/ Kush është polici i komisariatit nr.5 në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT