• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I “PRET” SHPRESAT METËS/ Anëtari i KQZ: Më datë 13 tetor s’ka zgjedhje. Nuk regjistrohet asnjë parti
Home
Intervista

I “PRET” SHPRESAT METËS/ Anëtari i KQZ: Më datë 13 tetor s’ka zgjedhje. Nuk regjistrohet asnjë parti

31 July, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

“Më datë 13 tetor nuk ka zgjedhje dhe se për këtë institucion është zyrtarisht ditë pushimi. Nëse 13 tetori do të ishte një datë normale zgjedhjesh, puna duhet të kishte filluar gjashtë muaj më parë, gjë e cila nuk ka ndodhur, pasi 30 qershori është kapitull i mbyllur për KQZ-në”, – është shprehur anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi gjatë një interviste në një studio televizive.

Ai ka sqaruar se juridikisht, subjektet politike do të duhet të regjistrohen për zgjedhje 70 ditë përpara dhe propozimi i anëtarëve të ZAZ duhet të dorëzohen sipas ligjit 90 ditë para, por deri më tani, sqaron Skënderi, asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur në KQZ asnjë propozim për regjistrim, ndonëse kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit.

“Nëse do kishte realisht një datë zgjedhjesh, puna duhet të fillonte 6 muaj para. Teknikisht zgjedhjet nga pikëpamja juridike, fillojnë 90 ditë para, ku subjektet politike sjellin propozimet për anëtarët e ZAZ-ve.

70 ditë para zgjedhjeve është regjistrimi i partive politike. S’ka pasur asnjë përpjekje nga ana e subjekteve.

KQZ sapo mbaroi certifikimin e një pale zgjedhjesh, mandati i këtyre kryetarëve mbaron pas 4 vitesh. Unë parimisht në bazë të këtij ligji pres që zgjedhjet lokale të zhvillohen në qershorin e 2023”, u shpreh Skënderi.

Përfaqësuesi i KQZ, theksoi se veprimet e Presidentit, ose më saktë dekretet e tij mbi anulimin e 30 qershorit, e aq më tepër caktimin e 13 tetorit, janë akte të pavlefshme që nuk sjellin pasoja. Mbi të gjitha, Skënderi tha se një palë zgjedhje të reja do ishin një kosto shumë e madhe për shqiptarët.

“Veprimet e Presidentit si akte të pavlefshme nuk sjellin pasoja, qëndrim që u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor. Në Shqipëri zgjedhjet kushtojnë 800 mln lekë të reja”, – përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAYERN MUNICH-TOTTENHAM/ Lamela shokon "bavarezët" në finalen "Audi Cup", ja goli (VIDEO)
Previous article ME 3 HAPA TË THJESHTË/ Si ta dalloni nëse mikja juaj është e duhura për ju

F.autor

Postime të ngjashme

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT